Filmi dokumentar “Njeriu i Pekinit, sekreti i fundit i njerëzimit”, i prodhuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe homologët e tij të Francës, përfshirë Televizionet e Francës etj., kishte një premierë e hershme në serinë e UNESCO-s në Paris në mbrëmjen e të martës.
Premiera e hershme e filmit dokumentar “Njeriu i Pekinit, sekreti i fundit i njerëzimit”, i prodhuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe homologët e tij francezë, përfshirë "FranceTV", u zhvillua në selinë e UNESCO-s në Paris, më 19 dhjetor 2023. / CMG
Mbi 700 përfaqësues nga qarqet kulturore dhe shkencore të të dy vendeve morën pjesë në premierë.
Në një videofjalim në këtë veprimtari, presidenti i CMG-së Shen Haixiong tha se filmi pasqyron dy milionë vjet të evolucionit të njerëzimit dhe rishfaq historitë magjike të njerëzve të lashtë në tokën e Lindjes. Ai vuri në dukje që, ashtu siç përshkruhet në këtë film, njerëzimi ka qenë një bashkësi me fate të përbashkëta qysh prej kohëve të lashta dhe çdo përparim i qytetërimit njerëzor është i pandarë nga transmetimi, shkëmbimet dhe mësimi i ndërsjellë i informacioneve dhe njohurive midis njerëzve.
Presidenti i CMG-së Shen Haixiong duke mbajtur një videofjalim në ceremoninë e premierës së dokumentarit në selinë e UNESCO-s në Paris, më 19 dhjetor 2023. / CMG
Shen-i tha se CMG-ja ka bërë përpjekje për përhapjen e veprave të shquara kulturore kineze e të huaja dhe shprehu besimin se mbrojtja dhe nxitja e diversifitetit kulturor të botës është thelbi i zhvilliit të shoqërisë njerëzore.
Duke theksuar se vitin e ardhshëm do të kremtohet 60-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës, si edhe do të zhvillohen Lojërat Olimpike të Parisit, Shen-i tha se CMG-ja do të bashkëpunojë me homologët e vet francezë në qarqet kulturore, sportive e mediatike, për të organizuar disa veprimtari shkëmbimesh kulturore dhe njerëzore.
Zv.sekretari i përgjithshëm i UNESCO-s Qu Xing / CMG
Z. Antoine Arnault, anëtar i bordit të grupit LVMH / CMG
Regjisori Jacques Malaterre / CMG
Gjatë intervistës për CMG-në, regjisori i këtij dokumentari Jacques Malaterre vuri në dukje që ky bashkëpunim me CMG-në është shumë i kënaqshëm e i suksesshëm dhe se dokumentari është rezultat i bashkëpunimit të sinqertë midis dy palëve. Duke shfrytëzuar rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Kinës, të dyja vendet duhet të forcojnë shkëmbimet njerëzore dhe bashkëpunimin në fushat kulturore e kinematografike.
Duke shfrytëzuar arritjet më të fundit të kërkimeve shkencore dhe mjetet teknologjike nga të dy vendet, në filmin dokumentar “Njeriu i Pekinit, sekreti i fundit i njerëzimit” rishfaqet historia parahistorike e Homos erectus-it aziatik, "Njeriut të Pekinit", duke u bërë filmi i parë dokumentar që pasqyron historinë e evolucionit të njerëve të lashtë në Azinë Lindore.
Filmi do të transmetohet në kanalin e dokumentarëve të CMG-së dhe në televizionin kombëtar francez "France 2" në vitin 2024. (Wang Lei/ Artan)