Kina dhe Vietnami gëzojnë lidhje më të ngushta e më të thella kulturore
2023-12-20 13:08:21


Foto nga VCG

Me shkëlqimin dhe performancën autentike nga aktorët, një dramë e paraqitur nga një trupë vietnameze krijoi bujë mes audiencës kineze gjatë Javës së 10-të të Teatrit Kinë-ASEAN (Nanning) që u zhvillua së fundi në rajonin autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore.

“Marrëdhënia midis Kinës dhe Vietnamit është më e ngushtë se kurrë. Shpresoj që shkëmbimet kulturore midis dy vendeve të thellohen në të ardhmen për të ndihmuar në afrimin e dy popujve tanë”,- deklaroi kryesuesi i trupës, Nguyen Thi Le Ngoc.

Për 10 vjet, grupet teatrore vietnameze kanë qenë pjesë e Javës vjetore të Teatrit. Nëpërmjet këtij eventi, në Kinë janë prezantuar një sërë shfaqjesh unike tradicionale vietnameze, si parodi dhe shfaqje kukullash.

Si fqinjë të mirë të lidhur me male e lumenj, kinezët dhe vietnamezët, veçanërisht mes brezit të ri, dy vendet kanë rritur mirëkuptimin dhe miqësinë reciproke përmes shkëmbimeve kulturore si drama, muzika dhe ushqimi.

Vitet e fundit, Vietnami ka realizuar disa këngë hit në zhanrin e muzikës elektronike, me më shumë se 100 milionë apo edhe miliarda dëgjues në internet.

“Këngët vietnameze janë zakonisht gazmore dhe kanë shumë ritëm. Kur i dëgjon, është e pamundur mos të kërcesh”,- deklaroi Zhou Jing, një adhurues i videove të shkurtra nga Nanning, në Guangxi.

Foto nga VCG

Në ditët e sotme, këngët, vallet dhe elemente të tjera kulturore vietnameze janë gjithnjë e më të njohura në Kinë. Ndërkohë, ndër vite, në qytetet kryesore në Kinë janë hapur shumë restorante vietnameze, me produkteve natyrale dhe menu fantastike. Ndërsa Kina dhe Vietnami vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe logjistik, edhe më shumë përbërës të freskët nga Vietnami po transportohen në Kinë, duke ndihmuar ushqimin autentik vietnamez të fitojë miratimin e konsumatorit kinez.

Tran Thi Vi ka drejtuar një dyqan orizi vietnamez me avull në qarkun autonom Hekou Yao, në kufirin Kinë-Vietnam, në prefekturën autonome Honghe Hani dhe Yi të provincës Yunnan të Kinës jugperëndimore për rreth tetë vjet.

“Kam parë shumë turistë kinezë të interesuar për ushqimin tonë pikant dhe të thartë, veçanërisht për gatimet e orizit në avull. Zgjodha të hap një restorant në Hekou që të mund ta shijojnë delikatesën tonë pranë shtëpisë së tyre”,- tha Tran Thi Vi.

Një adhuruese e petëve të orizit të bardhë, Ma Ting,  nga qyteti Mengzi i Honghe, thotë ka shkuar disa herë në Vietnam për ta parë vendin. Ma ra në dashuri me kuzhinën vendase atje. Ajo i pëlqen shumë petët vietnameze të orizit për stilet e tyre të larmishme dhe shijet e mrekullueshme, pavarësisht nga fakti se vendlindja e saj është tashmë një qytet i famshëm për petët e orizit.

“Ndërsa shkëmbimet mes njerëzve midis Kinës dhe Vietnamit intensifikohen, më shumë kulturë vietnameze do të sillet në Kinë dhe më shumë histori të mësimit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe miqësisë midis dy popujve do të shfaqen”,- deklaroi Sun Xiaoying, studiues në Akademinë e Shkencave Sociale në Guangxi.