Foto nga VCG
Qyteza Hengqin ndodhet në jug të qytetit Zhuhai të provincës Guangdong të Kinës Jugore dhe është ngjitur me Makaon në lindje. Hengqin është ishulli më i madh në qytetin Zhuhai. Zona e Bashkëpunimit të Thellë Hengqin Guangdong-Makao është ndërtuar në këtë ishull. Që nga krijimi i zonës së bashkëpunimit në vitin 2021, shkalla e integrimit midis Hengqin-it dhe Makaos ka vazhduar të thellohet. Në Hengqin, të rinjtë e Makaos po zhvillojnë teknologjinë dhe po marrin përgjegjësinë në sipërmarrje, kurse të moshuarit e Makaos po bëjnë jetë të rehatshme. Sot është 24-vjetori i kthimit të Makaos në atdhe. Le të shikojmë jetën e banorëve të Makaos në Hengqin.
Deri në fund të shtatorit të këtij viti, në zonën e bashkëpunimit jetonin dhe punonin më shumë se 7 000 banorë të Makaos dhe kishte më shumë se 5 000 ndërmarrje me financim nga Makao.
Foto nga VCG
Kanalet e komunikimit janë më të përshtatshme
"Unë jetoj në Makao dhe punoj në Hengqin. Duhen vetëm 20 minuta për t'u kthyer në shtëpi pasi mbaroj punën," tregon Zheng Yiwei, themeluesi i AHA, Qendra e Inkubacionit për të Rinjtë e Hong-Kongut dhe të Makaos. Ai tha gjithashtu se shpesh arrin fillimisht në Makao para se kolegët e tij që jetojnë në qytetin Zhuhai të kthehen në shtëpi.
Zhvillimi i integruar kërkon zhvillimin e komunikimit. Në këtë shtator, për herë të parë, pesë njësi portuale në Guangdong dhe Makao përfunduan kontrollin e përbashkët doganor të automjeteve dhe udhëtarëve në të njëjtën platformë. Kështu koha e kalimit të doganës prej automjeteve u shkurtua deri në 2 minuta, duke ofruar lehtësi për banorët që jetojnë dhe punojnë në Zhuhai dhe Makao.
Përveç fushës së komunikimit, praktika ndërkufitare është gjithashtu më e përshtatshme. Përgjegjësi për çështjet civile në zonën e bashkëpunimit Feng Fangdan theksoi se, aktualisht, punonjësit socialë, 15 kategori të personelit mjekësor dhe profesionistë të ndërtimit, turizmit, drejtësisë etj. në Makao mund të zhvillojnë praktikë në ndërmarrjet dhe institucionet përkatëse në Hengqin. Feng tha gjithashtu: "Ne kemi krijuar platformën e punësimit dhe kemi organizuar aktivitetet e orientimit për punësim, për të ofruar shërbime për të rinjtë e Makaos që dëshirojnë të punojnë në Hengqin."
“Këtu mësojmë, atje punojmë”
Në vitin 2014, Universiteti i Makaos ndërtoi kampusin e vet të ri në Hengqin, sipërfaqja e të cilit tashmë është 20-fishuar në krahasim me të kaluarën. Universiteti i Makaos ndodhet afër me Shkollën e Shkencës dhe të Teknologjisë të këtij universiteti në Zhuhai, ku shumë rezultate të kërkimeve shkencore të Universitetit të Makaos shndërrohen në vlerë komerciale.
"Fushat me epërsi të Makaos, si qytetet inteligjente, materialet e përparuara dhe mjekësia tradicionale kineze e shëndetësia mund të fitojnë hapësirë të gjerë zhvillimi këtu," shprehet Chen Guokai, drejtori i Institutit të Shkencës dhe të Teknologjisë të Zhuhait të Universitetit të Makaos. Ai theksoi se, që komercializimi dhe industrializimi i arritjeve shkencore dhe teknologjike të shfaqin epërsitë e tyre, ato duhet të kombinojnë karakteristikat e Hengqin-it dhe të Makaos në krijimin e risive. Chen dha një shembull: ata kanë zhvilluar një sistem të të dhënave të mëdha për parashikimin e tajfunëve dhe ka dhënë kontribut mbi parandalimin e pakësimin e fatkeqësive në qytetet dhe ishujt e ndryshëm.
Chen Guokai është profesor në Shkollën e Shëndetësisë të Universitetit të Makaos. “Në të kaluarën, ne ishim të angazhuar në kërkime mjekësore në Makao. Për shkak të faktorëve të tillë si politikat doganore dhe koha e transportit, ishte e vështirë të merrnim mostra biologjike nga pjesa kontinentale, por tani në Shkollën e Shkencës dhe Teknologjisë të Universitetit të Makaos në Zhuhai, mostrat nga i gjithë vendi mund të dërgohen në laborator, gjë që përmirëson shumë efikasitetin e kërkimit," u shpreh ai.
Foto nga VCG
Përmirësimi i shërbimeve shoqërore
Prerja e flokëve, ngrënia, shikimi i filmave... Kur hyni në Qendrën e Shërbimit Gjithëpërfshirës të Hengqin-it të Zyrës së Guangdong-ut të Shoqatës së Lagjeve të Makaos, mund të dëgjoni të qeshura kudo, si një "familje e madhe".
Shoqata e Lagjeve të Makaos ka katër pika shërbimesh në Hengqin. Përgjegjësi i Zyrës së Guangdong-ut të Shoqatës së Lagjeve të Makaos, Cheng Weiliang thekson: "Shpresojmë të japim përvojat tonë mbi shërbimet për të moshuarit e fëmijët për Hengqin-in dhe dëshirojmë të ndihmojmë banorët e Makaos të përshtaten me jetën në Hengqin."
“Çdo ditë ne ofrojmë shërbimet e drekës për 80-90 të moshuar. Ata që janë mbi 60-vjeçarë shpenzojnë vetëm 3 juanë për drekë një herë dhe mbi 80-vjeçarë e kanë drekën falas,”shpjegon Chen.
Sipas tij, të moshuarit këtu janë jo vetëm për drekë, por edhe kërkojnë kontakte sociale. "Makaoja është një shoqëri grupi dhe banorët e Makaos janë mësuar të jetojnë në grup. Ata dëshirojnë të kenë miq në qendrën tonë të shërbimeve e të marrin pjesë së bashku në aktivitete. Këto janë edhe proces i integrimit të thellë të kulturave midis Hengqin-it e Makaos,”tregon Cheng Weiliang.
63-vjeçarja Liang Aihua ka filluar të jetojë në Hengqin tre vjet pas doli në pension në Makao. Ajo bën shpesh punë vullnetare. Liang thotë se është shumë e gëzuar që ndihmon të tjerët e shpesh u tregon për jetën e vet në Hengqin miqve të saj në Makao. "Nëse vini në Hengqin një herë, do të dashuroheni me të,”vë në dukje ajo. (Çang Çuo)