Kinë, masa për përballimin e pasojave të të ftohtit
2023-12-19 15:28:17

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoritetet vendore në Kinë kanë hyrë në veprim duke pastruar rrugët e mbushura me borë dhe duke shpëtuar drejtuesit e bllokuar të automjeteve, pas një udhëzimi nga qeveria qendrore për të trajtuar sfidat e sjella nga një valë rekord të ftohti që ka goditur pjesë të mëdha të vendit ditët e fundit. 

Furnizimet e ndihmës për raste katastrofash dhe pajisjet e ndriçimit kanë arritur në zonat e goditura nga dëbora e madhe në provincën Shanxi të dielën, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave. 

Furnizimet, duke përfshirë 10 000 pallto pambuku, 10 000 jorganë dhe 5 000 pajisje ndriçimi urgjent për shtëpitë u dhanë urgjentisht nga kjo ministri dhe nga Administrata Kombëtare e Rezervave Ushqimore dhe Strategjike për të garantuar sigurinë dhe ngrohtësinë e banorëve vendas.

Në prefekturat autonome tibetane Jushu dhe Haibei të provincës Qinghai të Kinës Veriperëndimore, më shumë se 500 automjete u bllokuan për shkak të ngrirjes së rrugëve. Punonjësit e shpëtimit shkuan menjëherë në vend dhe i nxorën të sigurt të gjithë udhëtarët, si dhe automjetet e bllokuara, rreth orës 23:00 të së dielës. 

Në kryeqendrën e provincës Henan të Kinës Qendrore, Zhengzhou, autoritetet instaluan pajisje antingrirëse në matësit dhe tubat e ujit në më shumë se 1 600 lagje. 

Në provincën Liaoning të Kinës Verilindore, autoritetet e bujqësisë morën masa të detajuara të ngrohjes për serat e frutave dhe të perimeve.