Ndryshimet që sjell Ligji i Tatimit mbi të Ardhurat
2023-12-18 10:15:46

Prej 1 janarit profesionistët e lirë në të gjithë vendin që ofrojnë shërbime profesionale do të tatohen mes dy fashave 15%  kur fitojnë deri 14 milionë lekë dhe 23% kur marrin mbi këtë shumë. Drejtori i Politikës Fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera në një intervistë për TV Scan, sqaron se si do të funksionojë skema e re e taksimit. Lera thotë se norma tatimore pavarësisht se duket e lartë, nëpërmjet reduktimeve dhe skemës së vënë për të ardhurat deri në 10 milionë lekë ose 100 mijë dollarë, norma efektive nuk është 15 përqind por është shumë më e ulët. Theksohet se i punësuari do të vazhdojë akoma të ketë ngarkesën dy herë më të lartë se një i vetëpunësuar.

“Nëse një ofrues shërbimi profesional do të fitojë 1 milionë lekë në vit ose 800 mijë lekë të vjetra në muaj, ai do të paguajë 2.9% të të ardhurave në formën e tatimit sepse zbriten shpenzimet. Nëse një profesionist do të fitojë në një vit 2 milionë lekë ose 20 milionë lekë të vjetra, që do të thotë 1 milionë e 800 mijë lekë të vjetra në muaj; tatimi që do të paguajë ai do të jetë 6.8 përqind e kësaj shifre. 15 përqind taksohet fitimi neto pasi zbriten  edhe element të tjerë, paga minimale etj. Nëse një profesionist fiton 110 mijë dollarë në vit, pra 9000 dollarë në muaj, ai do të paguajë 10 përqind të kësaj shume në formë tatimi.”- tha Lera.

Niko lera (Foto abc news)

Niko lera (Foto abc news)

Sipas ligjit të ri, normë 15 përqind do të paguajë ai individ që fiton 140  mijë dollarw në vit. Sipas Drejtorit të Politikës Fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera sistemi tatimor duhet t’i trajtojë qytetarët në mënyrë të barabartë.

“Sepse sistemi tatimor duhet të jetë i drejtë, gjithkush me të ardhurat e tij duhet të kontribuojë në shpenzimet buxhetore. Ne të gjithë duam që pensionet e prindërve tanë të jenë më të larta, e dimë që në 700 mijë pensionistë, gjysma e tyre paguhen me një pension deri në 15 mijë lekë . Kemi nevoja për investime në shkolla e të tjera të kësaj natyre, por që të investosh që të shpenzosh duhet të mbledhësh të ardhura, flasim që sivjet buxheti i shtetit është 7 miliardë shpenzime, vitin tjetër mund të jetë 7.5 miliardë shpenzime por duhet të rrisim të ardhurat, ne nuk kemi më kapacitete për të rritur borxhin, nuk kemi më kapacitete për të rritur kapacitetin buxhetor, jemi në një trend për ta ulur deficitin buxhetor, borxhin publik. Ishim deri para dy vitesh në nivelin 74% kemi shkuar në nivelin nën 60%, objektivi është të shkojmë në 50% të produktit të brendshëm bruto.

Mënyra e re e taksimit, sipas ekspertit shmang edhe pakënaqësitë për diferencime tatimi tek qyetatërët.

taksa (monitor)jpg

taksa (monitor)jpg

 “Ta kuptojnë qytetarët se duhet të rrisin të ardhurat që të kemi prosperitet dhe të rrisin shpenzimet, ama nëse rrisin të ardhurat ato shpenzime duhen kontrolluar në mënyrën më të mirë sesi shpenzohet, pra ky duhet të jetë objektivi edhe i publikut, të kontrollojnë si prishen si shpenzohen paratë e shqiptarëve, por jo duke thënë përse paguajmë taksa dhe sa taksa paguajmë. Në këtë kuptim ne duhet të shohim me kujdes, cilat shtresa, cilat kategori apo grupe shoqërore nuk kontribuojnë në buxhetin e shtetit dhe duhet të kontribuojnë, e para. E dyta si duhet ta ndërtojmë një sistem që të jetë i drejtë dhe të mos themi pse unë paguaj, pse tjetri nuk paguan, sepse të themi të vërtetën, në kuadrin edhe të profesioneve që po diskutojmë sot peshën më të madhe e mbajnë të punësuarit. Të punësuarit paguajnë tarifa progresive 13 deri në 23 %. Sikurse paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore 27.9 % të pagës reale që marrin deri tek paga maksimale, të pagës reale që marrin,të punësuarit. Përveç ngarkesës fiskale në tatimin mbi të ardhurat progresive që është 13,23% edhe kontributet e sigurimeve shoqërore që derdhin të punësuarit janë dyfishi i kontributit që derdh një i vetëpunësuar i cili paguan 26.8% të pagës minimale, e cila ka qenë 30 mijë lekë, shkoi 32, 34 tani është rritur tek 40. Por ti paguan 26.8% të 40 mijë lekëshit, ai i punësuari paguan 27.9% bashkë me kontributin e punëdhënësit të pagës reale që merr, të pagës 100 mijë lekë apo 120 apo 130 mijë lekë e kështu me radhë. Dhe po ta marrësh në mesatare, një i punësuar paguan dyfishin e kontributeve krahasuar me një vetëpunësuar.”- tha Lera.

Teksa dha këto shembuj, eksperti tha se ka ardhur koha e regullimit të këtyre ndryshimeve tatimore.

Tatimet për profesiont e lira  (Foto Albanian construction portal)

Tatimet për profesiont e lira  (Foto Albanian construction portal)

“E them këtë për të bërë të qartë që ne duhet ta rregullojmë këtë barrë fiskale dhe përjashtimet nuk mund të vazhdojnë përjetësisht, por si duhet të organizojmë këtë proces, duket futur në skema taksimi, fillimisht ato veprimtari që kanë norma fitimi më të lartë, sepse zbatojmë dhe parimin që ai që fiton më shumë. Biznesi i vogël me të drejtë deri më tani ka pasur në pjesën më të madhe tatimin 0, pra 2015 më falni deri më tani me përjashtim të tatimpaguesve të ardhurave mbi 14 milionë e kanë pasur tatimin 0 dhe po bëhen 4 vjet tani. Në këtë kuptim u pa e arsyeshme që duke patur parasysh këtë parim që të gjithë duhet të kontribuojnë me të ardhurat e tyre në buxhetin e shtetit të fillojnë gradë gradë në sistem si në sistemin tatimor. Fillimisht furnizuesit e shërbimeve, apo profesionet e lira që thamë ne dhe më pas biznesi i vogël, biznesi i vogël është bërë një premtim dhe do të jenë taksë zero deri në vitin 2029.”- shtoi eksperti Lera.

Tatimi me ligjin e ri (Foto A2CNN)

Tatimi me ligjin e ri (Foto A2CNN)

Tatimi për profesionet e lira (Foto Revista Monitor)

Tatimi për profesionet e lira (Foto Revista Monitor)