Pho është një supë klasike vietnameze e shijshme e bërë me lëng aromatik, makarona orizi dhe mish të prerë hollë, zakonisht viçi ose pule. Provoni bashkë me Rachel-in një tas të këndshëm me pho në Pekin dhe krahasoni lëngun aromatik, barishtet e freskëta dhe makaronat e orizit delikate me makaronat e larmishme kineze. Zbuloni përse kjo supë makaronash ka tërhequr shqisën e shijimit anembanë botës dhe se si ka ka gjetur një vend të veçantë në qytetin e zhurmshëm të Pekinit.
Pho/CFP
Pho është popullor në Vietnam e në tërë botën dhe shërbehet në familje, në tezgat e rrugës dhe në restorante.
mifen i Guilin-it/CFP
Ndërsa mifen i Guilin-it është një ndër ushqimet më popullore në qytetin Guilin të Rajonit Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugore. Duke përdorur një përbërës kryesor të ngjashëm - makaronat e orizit - mifen i Guilin-it hahet zakonisht në mëngjes, por mund të ofrohet edhe për drekë a për darkë, apo edhe si një ushqim i lehtë gjatë natës.
zongzi/CFP
Përveç phos, edhe zongzi është një ushqim i konsumuar në të dy vendet. Festa Duanwu kremtohet si në Kinë, ashtu edhe në Vietnam. Gjatë kësaj feste, njerëzit në të dy vendet hanë zongzi: gjethe bambuje ose kallami të mbushura me oriz. Është gjithashtu një zakon që fëmijët në të dy vendet të mbajnë qeska për të larguar insektet e dëmshme. Megjithatë, metodat e prodhimit të zongzi-së dhe shijet e tyre janë të ndryshme mes Kinës e Vietnamit. Përveç ngrënies së zongzi-së, populli kinez organizon edhe garat e Barkës së Dragoit për të kujtuar Qu Yuan, një poet patriot kinez. Por në Vietnam, njerëzit besojnë se ngrënia e zongzi-ve do t'i ndihmojë në lutjet e tyre për të korra të mbara. (Xu Guang)