Kinë, veprime për përballimin e valës së re të të ftohtit
2023-12-18 16:49:58

foto nga CFP

Distrikti Yanqing në periferinë e Pekinit, më 17 dhjetor 2023 / foto nga CFP

Një valë të ftohti ka përfshirë gjithë Kinën gjatë disa ditëve të fundit. Megjithëse në pjesën veriore të vendit nuk bie më dëborë, janë ndërmarrë veprime për të siguruar që jeta e përditshme e banorëve të shkojë normalisht.

Në kryeqytetin e Kinës Pekin, që është mbuluar nga bora, akulli vazhdoi të ndikojë në trafik të shtunën. Sipas burimeve vendore, deri në orën 10 të mëngjesit, u anuluan të paktën 45 trena nga Stacioni Hekurudhor Perëndimor i Pekinit dhe 7 nga Stacioni Hekurudhor i Fengtai-t.

foto nga CFP

Në fshatin e qytetit Huzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore, fermerët pastruan dëborë mbi serrë, më 18 dhjetor 2023/  foto nga CFP

Në Shijiazhuang, kryeqendrën e provincës Hebei të Kinës Veriore, udhëtarët mund të gëzojnë shërbimet falas nga 16 dhjetori deri më 1 janar 2024, në autobusë dhe tre linjat e metrosë së këtij qyteti.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës lëshoi të shtunën një paralajmërim blu, më i ulëti në sistemin e paralajmërimit katërshkallësh të vendit, për një valë të ftohti që do të përfshijë shumicën e vendit, duke shkaktuar uljen e temperaturës në pikën e ngrirjes dhe erëra të forta.

Qendra paralajmëroi se një valë tjetër të ftohti pritet të prekë pjesët qendrore e lindore të vendit nga 18 deri më 20 dhjetor, duke i ulur temperaturat deri në tetë gradë Celsius. (Wang Lei/ Artan)

foto nga CFP

Qyteti Yangzhou i provincës Zhejiang të Kinës Lindore në dëborë më 18 dhjetor 2023/ foto nga CFP