ADB përmirëson perspektivën e rritjes ekonomike të Kinës për vitin 2023 në 5.2 për qind
2023-12-14 10:11:56

CFP

CFP

Banka Aziatike për Zhvillim ka rritur parashikimin e saj ekonomik për ekonomitë në zhvillim në Azi dhe Paqësor, pasi kërkesa e fuqishme e brendshme çoi në një rritje më të lartë sesa pritej në ekonomi si Kina, sipas një raporti të ri të publikuar të mërkurën, cituar nga “Xinhua”.

Perspektiva e zhvillimit aziatik dhjetor 2023 parashikon që ekonomia e Kinës të zgjerohet me 5.2 për qind këtë vit, krahasuar me një parashikim të mëparshëm prej 4.9 për qind, pasi konsumi familjar dhe investimet publike nxitën rritjen në tremujorin e tretë.

Ekonomia rajonale parashikohet të rritet me 4.9 për qind këtë vit, krahasuar me një parashikim të mëparshëm prej 4.7 për qind në shtator.

Perspektiva për vitin e ardhshëm mbahet në 4.8 për qind. (Elona)

CFP

CFP