Kina shpall alarmin ngjyrë portokalli për valën e të ftohtit
2023-12-14 18:27:25

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të enjten, autoritetet meteorologjike kineze shpallën alarmin ngjyrë portokalli për një valë të ftohti, duke parashikuar rënien e temperaturës në shumicën e krahinave të vendit. Kina ka një sistem paralajmërimi për të ftohtin me katër ngjyra, ndër të cilat e kuqja përfaqëson motin më të ftohtë, e pasuar përkatësisht nga ngjyra portokalli, e verdha dhe bluja. 

Qendra Kombëtare Meteorologjike parashikoi se nga ora 2 e pasdites së të enjtes deri në orën 8 paradite të së dielës, temperaturat priten të bien me 8 deri 12 gradë celsius në shumicën e krahinave kineze.

Temperaturat në disa pjesë të Mongolisë së Brendshme, Shanxi-së, Jilin-it e Liaoning-ut mund të bien me mbi 20 gradë celsius. 

Të enjten, Qendra Kombëtare Meteorologjike shpalli edhe një herë alarmin e verdhë për stuhi dëbore dhe formim akulli.