Nora Malaj është e spikatura e të gjitha mediave kur bëhet fjalë për të trajtuar çështje me ndjeshmëri dhe integritet. Biografia e saj profesionale është e pasur me studime të thelluara për psikologjinë e komunikimit (Terapipozitive). Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë, si dhe ka kryer studime për politikat gjinore. Studimet pasuniversitare në Filologji (letersi e krahasuar) janë gjithashtu pjesë e formimit profesional të Nora Malajt, autore e disa botimeve, studimeve dhe artikujve të rëndësishëm. Ajo është angazhuar në politikë që në vitin 1995, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në administratën shtetërore.
Nora Malaj ( foto personale)
CMG: Ju bëni pjesë tek gratë e sukseshme të Shqipërisë. Si ndiheni për këtë vlerësim që opinioni publik ju bën prej vitesh tashmë?
Nora Malaj: Unë ndihem e kënaqur që jam pjesë e njerëzve që mbi të gjitha kanë aftësinë për të marrë dhe dhënë dijen e nevojshme në çdo rast. Ka qenë një vit shumë sfidues për mua. Duhet të isha shumë e kujdesshme në çdo gjë që bëja duke nisur që tek shëndeti, më të cilin jam përballur këtë vit. Ka qenë një vit ku bota ka qenë shumë e ngarkuar. Situata në Ballkan dhe ngjarjet na kanë treguar që jetojmë në një botë të trazuar, por kjo situatë na ka dhënë edhe mesazhe të forta për ta jetuar jetën me dinjitet.
CMG: Si do të niste rrëfimi i jetës suaj, nëse jeta do të ishte rrëfim ?
Nora Malaj (Foto Lajme.al)
Nora Malaj: Do niste atje ku unë kam nisur jetën time dhe unë do të bëja gjithnjë ekzaktësisht atë që kam bërë gjithmonë. Unë jam në një moshë pjekurie dhe vendimet të cilat marr apo mënyrën se si e konceptoj jetën është shumë ndryshe. Gradualisht unë mbyll edhe ciklin e dytë të jetës. Sot e kësaj dite unë tregoj vlerën reale të jetës dhe jeta për mua ka disa dimensione. Mendoj që do ta kisha nisur rrëfimin si Nora që jep kontributin e saj pa pritur diçka në kthim . Në këtë botë kemi ardhur për të qenë të gjithë të barabartë me njëri-tjetrin. E rëndësishme është të udhërrëfehemi në jetë me dëshirën për të ndihmuar vendin tonë. Bota është e bukur kur ti investon për vlerat dhe të bukurën. Forca e shpirtit të njeriut duhet të jetë sinqeriteti. Këto do ishin pikat e referimit nëse unë do rrëfeja mbi veten dhe jetën e bekuar që më ka rrethuar gjithnjë.
CMG: Cila është vlera e kujtimeve, sipas jush ?
Nora Malaj: Raporti i marrëdhënieve njerëzore në jetë ndërtohet mbi bazën e kujtimeve dhe është tepër e rëndësishme kjo gjë. Kur njerëzit e dashur që kemi rrotull ikin kësaj jete ata kthehen në kujtime dhe të mësojnë vlerën e jetës, vlerën e një kujtimi që ta ofron dikush.
Nora Malaj (Foto Sot)
"Asnjëherë nuk kemi qenë siç kemi qenë dje", kjo shprehje udhëheq mendimin tim edhe e lidh edhe me kujtimet. Ato duhet të mbrohen fort sepse jo gjithmonë jetojmë të njëjtën gjë.
Ne çdo ditë duam të marrim me vete kujtime dhe duhet t’i mbajmë ato fort. Është shumë e rëndësishme që çdo gjë që bëjmë çdo ditë të kthehet në një mësim dhe çdo ditë le të nisim të gabojmë më pak. Kujtimet më të shtrenjta për mua janë ato brenda rrethit familjar, të cilët kanë zbukuruar ditët e mia me arritjet e tyre dhe çdo hap tjetër në jeten e tyre .
Por kujtime janë edhe sifdat sepse parë në këtë qasje jeta bëhet një bankë shumë e mire e kujtimeve dhe këto të fundit janë mësim për ne, pavarësisht që shumë gjëra apo situata nuk duam t’i kujtojmë apo i largojmë sa të mundim ato janë pjesë e një zinxhiri të mirfilltë kujtimesh. Të mësojmë nga disa gjëra dhe t'i kemi udherrefime të jetës çdo pikëtakim sado i bukur apo jo të jetë . Kujtimet janë momentet më pikante të jetës së njeriut dhe patjetër që shënojnë shumë. Çdo betejë që kemi pasur në jetë jane të bukura. Kujtim është edhe kur dëgjon një këngë që të ngacmon, janë edhe fotot e vjetera kur ti kupton sa shpejt kanë ikur vitet .
CMG: Si ka qenë viti 2023 për ju ?
Nora Malaj (Foto Vizion Plus)
Nora Malaj: Ka qenë një vit i bukur dhe sfidat në të cilat unë kam lundruar e kanë bërë edhe më te bukur. Ka pasur çaste të forta që më bëjnë të mendoj që janë vlera të mëdha që do më shërbejnë në të ardhmen të jem një rrëfyese për këdo që më pyet si kanë qenë vitet për mua .
Individi ka një rol të madh në histori dhe këtë vit ka pasur shumë imazhe të cilat kanë bërë historinë e vitit 2023 , ndër ta edhe Mira Murati apo edhe personazhe të tjerë, të cilat na kanë treguar aftësitë e tyre.
CMG: Cilat janë vlerat kryesore që një shoqëri të jetë e lumtur?
Nora Malaj: Dashuria për veten dhe të tjerët janë baza e mbarëvajtjes së çdo marrëdhënieje në shoqëri. Një tjeter gjë e rëndesishme është respekti për të drejtën, duke pasur parasysh gjithnjë se liria jote fillon aty ku mbaron liria e dikujt tjetër. Ne jemi një qenie humane që nuk kemi lindur vetëm nga familja jonë, por mbi të gjitha ne jemi përmirësuar brenda një shoqërie të tërë dhe nuk mund të themi se jemi të mirë vetëm brenda familjes sonë, por duhet të jemi në një rreth të tërë.
CMG: Cila ka qenë sfida më e madhe e 2023?
Nora Malaj: Për mua ka qenë sfida më e madhe 'shëndeti . Më është dashur të luftoj për të kërkuar qetësinë e shëndetit tim dhe kjo është lufta më e madhe që mund të ketë një njeri e më pas lufta me jetën sociale në vendin tonë, që mbetet me një sërë sfidash dhe problemesh.
CMG: Cilat janë reflektimet më të mëdha në këtë fazë të jetës suaj?
Nora Malaj e ftuar ne Tv Klan ( foto facebook)
Nora Malaj: Bashke me rrugëtimin tim vjen edhe reflektimi. Momenti më i rëndësishëm në jeten time është kur kuptoj se çfarë kam bërë deri më tani. Më duhet ta pranoj që shpesh vleresoj ndërgjegjen time për të kuptuar edhe çfarë nuk ka shkuar mirë . Unë kam një ekuilibër të madh mendor të cilin ja vendos vetes .
Unë jetën time e kaloj në skaner për të kuptuar të gjitha gjërat që rrethojnë përditshmërinë.
CMG: A keni ju një dhuratë që do dëshironit ta merrnit në 2024?
Nora Malaj: Në tërësi unë bëj dhurata më tepër se marr, sepse më pëlqen që njerëzit të marrin dashuri prej meje. Ndërsa unë dua të marr një dhuratë, e cila është pa çmim dhe ka një vlerë tepër të lartë dhe ajo është dashuria prej njerëzve që i dua dhe më duan.
Intervistoi: Megi Latifi