Foto nga CFP
Nga janari deri në nëntor të këtij viti, kreditë në monedhën kineze RMB u shtuan me 21.58 trilionë juanë (rreth 3.03 trilionë dollarë), tha të mërkurën Banka Popullore e Kinës, banka qendrore e vendit.
Vetëm në nëntor, bankat kineze dhanë rreth 1.09 trilionë juanë kredi të reja.
Ndërkohë, deri në fund të nëntorit, M2, që mat në shkallë të gjerë furnizimin me para që përfshin paratë në qarkullim dhe të gjitha depozitat, u ngrit 10 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arriti në 291.2 trilionë juanë.
Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike vjetore, e mbajtur në Pekin nga e hëna deri të martën, theksoi përpjekjet për të mbajtur një nivel të arsyeshëm e të mjaftueshëm likuiditeti, duke ruajtur përmasat e financimit shoqëror dhe të furnizimit me para në përputhje me objektivat e pritshëm për rritjen ekonomike dhe nivelin e çmimeve. (Fani)