Emili Dërvishi në Festivalin për Femijë në Shkodër (Foto nga instagrami)
Në Festivalin e 10-të Mbarëkombëtar “Mollëkuqet”, këtë vit morën pjesë konkurrentë nga Gjilani, Prishtina, Tirana, Shkupi, Presheva, Vlora, Lipjani, Dibra, Malisheva, Ferizaj, Bujanoci, Fushë Kosova, Rahoveci, Ohri e Kumanova, të cilët konkuruan me këngë për atheun, jetën, prindërit, festat etj. Këngëtarja fituese e këtij edicioni Emili Dërvishi është vetëm 10 vjeç dhe ka rreth 4 vite e gjysmë që mëson kanto me profesor Denis Taraj pranë Qendrës ‘Pentagram’ në Tiranë.
Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Emilinë, pasi ajo është ndarë me çmime edhe në në Festivalin e 61-të Këngës për Fëmijë në Shkodër me këngën “Mama” me tekst nga Eriona Rushiti dhe kompozim të Enis Mullaj.
Festivali Mollëkuqet (Foto nga facebook)
Festivali u hap me dokumentarin e aktiviteteve të “Qendrës Kulturore Artistike” si me “Mollëkuqet” dhe sukseset e saj, duke vijuar me konkurrentët të cilët të gjithë së bashku në kor kënduan këngën e njohur “E duam lumturinë’’.Kjo garë nisi me konkurrentët nga qytete të ndryshme mbarëshqiptare, të cilët interpretuan këngë me tematika të ndryshme si për atheun, jetën, për prindërit, festat e librit,etj, duke i lënë rradhën edhe të ftuarve specialë. Në festivali u ndanë çmime të ndryshme , por fituese u shpall këngëtarja nga Tirana Emili Dërvishi, e cila arriti të fitonte çmimin e parë të festivalit me këngën “Mama”. Emili, një këngëtare me një vokal të fuqishëm, me këngën dedikuar të gjitha mamave solli një performancë dinjitoze në festival.
Anëtarë të jurisë së Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë “Mollëkuqet”, ishin Betime Zylali nga Gostivari, Denis Taraj nga Tirana, Zinçe Mimidinoski nga Dibra, Avni Qahili nga Shkupi dhe Kryetar Jurie ishte Kushtrim Jakupi nga Gjilani. Ky edicion u moderua nga Gëzim Hajdari dhe Qndresa Kadriu.Të ftuar special të Festivalit ishin nxënës të Qendrës Don Bosko, si dhe këngëtarët Ana Maliqi, Ana Ramadani, Buna Berisha, Dineta Abazi,etj.
Fituesja e çmimit të pare të festivalit Emili Dërvishi flet për pjesëmarrjen e saj në këtë event muzikor për fëmijë në një intervistë të shkurtër për Radio Ejani.
Foto nga Festivali i Fëmijëve Shkodër (Foto nga instagrami)
Emili Dërvishi (Foto nga facebook)
CMG: Përshëndetje Emili! Suksese për çmimin e parë në edicionin e X-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë “Mollëkuqet”! Si ishte për ty kjo pjesëmarrje dhe ky çmim?
Emili Dërvishi: Pjesëmarrja ime ishte mjaft emocionuese dhe ishte kënaqësi të merrja pjesë në Festivalin “Mollëkuqet”. Jam vërtetë shumë e lumtur që mora çmimin e parë.
CMG: Si u ndjeve në këtë garë ku merrnin pjesë këngëtarë nga të gjitha trojet shqiptare?
Emili Dërvishi: Festivalet dhe konkurset mbarëkombëtare kanë sfidën dhe shpirtin e garës brenda, por mua më pëlqen shumë kjo gjë dhe mundohem të jem pjesë e shumë garave, pasi më jep emocion.
CMG: Gjithashtu me po të njëjtën këngë "Mama" ke qenë fituese e dy çmimeve të tjera në Festivalin e 61-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër, si “Interpretuesja më e mirë” dhe çmimin “Kënga më e mirë”. Si mendon Emili, se është merita e këngës së bukur, apo e talentit dhe punës tënde?
Emili Dërvishi: Mendoj se janë të gërshetuara së bashku dhe nuk bëjnë pa njëra -tjetrën. Autorët kanë bërë një punë fantastike në këtë këngë, por ka dhe përkushtim në maksimum nga ana ime, që kjo këngë të falte sa më shumë emocion për ta përcjellë tek publiku.
CMG: Sa kohë ke që merresh me muzikë Emili?
Emili Dërvishi: Me muzikë kam disa vite që merrem. Në kanto kam katër vjet dhe në piano kam dy vite.
CMG: Cila është dëshira jote më e madhe për të ardhmen tënde artistike?
Emili Dërvishi: Dëshira ime e madhe është që të vazhdoj rrugën e artit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, por le t’ja lemë kohës.
Emili Dërvishi Shkodër (Foto nga instagrami)
Këngëtarja Emili Dërvishi është vetëm 10 vjeç dhe ka rreth 4 vite e gjysmë që mëson kanto me profesor Denis Taraj pranë Qendrës ‘Pentagram’ në Tiranë. Ajo është fituese e shumë çmimeve. Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për të pasi këngën “Mama” ajo është ndarë me dy çmime edhe në Festivalin e 61-të Këngës për Fëmijë në Shkodër si; ‘Interpretimi më i mirë’, por edhe çmimin ‘Kënga më e mirë’. Gjithashtu po me këngën ‘Mama’ me tekst nga Eriona Rushiti dhe kompozitim të Enis Mullaj ajo fitoi çmimin e parë në Festivalin ‘Mollëkuqet’.
Festivali Mbarëkombëtar për Fëmijë “Mollëkuqet” që mbahet në Gjilan, ka nxjerrë mjat talente. Drejtoresha e kësaj ‘Qendre Kulturore Artistike’ Arta Haziri- Nuhiu ka theksuar për mediat se, falë këtij suksesi “Mollëkuqet” kanë marrë shumë ftesa për pjesëmarrje në festivale të ndryshme nga shumë vende të botës. Edhe një vit më parë artistët e vegjël kanë triumfuar në festivalin e muzikës “Viva Italia 2022 ” mbajtur në Romë, duke rrëmbyer çmimet kryesore si Çmimet Fituese ” GRAND PRIX”.
Intervistoi: Sava Lena
Emili Dërvishi në piano (Foto nga instagrami)