Tabloja ekonomike e Kinës këtë vit ka qenë komplekse dhe ka zbuluar sfida dhe mundësi. Ekonomia vendase ka shfaqur një "rimëkëmbje të larmishme dhe të dobët" në vitin 2023 dhe norma e rritjes së PBB-së së vendit pritet të arrijë në 5.3 për qind për të gjithë vitin. Veçanërisht, ka disa pika kryesore në operacionet ekonomike këtë vit, të karakterizuara nga rimëkëmbja e luhatshme, devijimet nga modelet tradicionale të rimëkëmbjes ekonomike, pabarazitë e dukshme ekonomike dhe një kontrast i fortë midis perceptimeve makroekonomike dhe mikroekonomike. Kina është e gatshme për një ndryshim në dinamikën ekonomike në vitin 2024.
Dr. Enriko Ceko në intervistë për CMG
Së pari, do të ketë një rritje të mëtejshme në ekonomi nga një ndryshim i forcave ciklike dhe një përshpejtim i mëtejshëm i forcave strukturore.
Së dyti, ekonomia ka hyrë në një fazë të ekuilibrit të ri. Ndonëse do të jetë e vështirë të ktheheni në ritmet e rritjes së parë përpara pandemisë, industri të ndryshme pritet të hyjnë në një fazë të ekuilibruar të rritjes dhe besimi i kompanive për një rimëkëmbje ekonomike do të përmirësohet shumë. Për Grupin Mediatik të Kinës analisti, dr. Enriko Ceko analizon ekonominë kineze gjatë vitit 2023 dhe ndan disa parashikime për ecurinë e saj në vitin 2024
CMG: Këto ditë në Pekin mbahet Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike e Kinës, një bilanc i ecurisë së ekonomisë së dytë të botës gjatë këtij viti dhe objektivat për vitin 2024. Takimi theksoi nevojën për të konsoliduar dhe rritur vrullin e rimëkëmbjes ekonomike dhe përpjekje për të nxitur përmirësimin e përgjithshëm në operacionet ekonomike për të arritur rritje si cilësore ashtu edhe sasiore. Si njohës i mire i ekonomisë kineze, si e vlerësoni ecurinë e saj gjatë këtij viti?
Dr. Enriko Ceko: Ekonomia kineze është një ndër ekonomitë më të mëdha në botë, e cila ka një ndikim dhe peshë shumë të madhe në ekonominë botërore si dhe ndikon në mënyrë të fuqishme në ekonominë europiane, të Ballkanit dhe sigurisht të Shqipërisë. Nga të gjitha këto ekonomi në 10 vitet e fundit ekonomia kineze ka performuar më mire. Çdi vit në Kinë mblidhet Konferenca e punës ekonomike, që është një takim vjetor për të bërë bilancin e vitit që po mbyllet dhe si do të ecet në vitin tjetër në fushën e ekonomisë.
Ndërkohë në tetor u mblodh Konferenca e punës së financave të Kinës, e cila trajton aspektet financiare. Po kështu është dhe konferenca qendrore e mirëadministrimit të ekonomisë.
Ndërkohë Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike çdo vit ka një tematikë të caktuar. Për shembull gjatë periudhës së pandemisë tematike kishte lidhje me përballjen me pandeminë, duke mbrojtur ekonominë.
Nëse do t’i referohemi vitit 2021-2022 tematika kryesore kishte të bënte me zhvillimin e qëndrueshëm sepse angazhimi i Kinës në OKB në lidhje me 17 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm ishin objektivat më të mëdha se sa të gjithë shteteve të tjera të mëdha. Dukej që Kina kishte marrë angazhime që ishin ndoshta dhe përtej mundësive që ky vend kishte, por ajo që u vlerësua ishte që në të 17 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së Kina ishte një ndër vendet me performancën më të lartë.
Nëse i referohemi këtij viti 2022-2023 duhet të shohim aspektin e zinxhirëve të furnizimit. Përse Kina zgjodhi këtë tematikë? Në fakt, ky nuk ishte objektivi kryesor i Kinës, por për t’iu përshtatur nevojave të tregut ndërkombëtar, problematikës që kishte ekonomia amerikane dhe ajo e BE-së, Kina zgjodhi tematikën e forcimit dhe mbështetjes së zinxhirëve globalë të furnizimit.
Ekonomia kineze edhe pse vjen pas një pandemie të ashpër në 7 vitet e fundit ka performuar më mire në botë në lidhje me fillimin e të gjithë sektorëve të industrisë.Kina është i vetmi vend në botë, që sipas OKB-së ka të gjithë klasifikimin e industrive, sipas klasifikimit ndërkombëtar. Kjo tregon një fuqi të madhe ekonomike dhe që të performojë të gjitha klasifikimet e industrive aq mire për 7 vjet me radhë është padyshim një sukses i ekonomisë kineze. Nga ana tjetër është një ekonomi që për 13 vitet e fundit ka patur një rritje ekonomike të qëndrueshme rreth shifrës 5 për qind, e cila është një shifër shumë e mire. Gjithashtu ekonomia kineze është e vetja ekonomi në botë që për 30 vitet e fundit ka patur një rritje ekonomike 9-19 për qind para 10 viteve, ndërsa në 13 vitet e fundit 5-6 për qind. Nëse krahasojmë rritjen ekonomike të Kinës 5 për qind sot me rritjen 10 për qind të para 25 vjetëve, ky 5 për qindëshi është 5 herë më i madh se 10 për qindëshi.
CMG: Në takim u theksua se për vitin 2024 duhet të ndërmerren hapa të fortë për të rritur në mënyrë efektive vitalitetin ekonomik, për të parandaluar dhe zbutur rreziqet dhe për të përmirësuar pritjet sociale si pjesë e përpjekjeve të vendit për të nxisin rritjen ekonomike. Shkëmbimet e fundit midis liderëve të Kinës dhe SHBA-së dhe BE-së por dhe vendeve të tjera, a pritet të ndikojnë në sheshimin e dallimeve në fushën e tregtisë dhe atyre ekonomike në tërësi?
Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike (Foto Xinhua)
Dr. Enriko Ceko: Vitaliteti i ekonomisë kineze nuk është çeshtje vetëm e Kinës.
Ne përmendëm faktin që për vitin 2022-2023 theksi ishte te zinxhirët e furnizimit dhe u arrit një stabilizim i tyre, duke bërë të mundur që edhe pse në tregun ndërkombëtar kostoja e transportit të mallrave është shumë e lartë, kostoja e transportit të një kontenieri nga Kina në SHBA të ulej deri në 2400 dollarë amerikanë. Kjo është një ndihmë e madhe për ekonominë amerikane, sepse kostoja e transportit sot në botë është rritur shumë për shkak të çmimeve të karburantit.
Nga ana tjetër ka një problematikë shumë të madhe për pritshmërinë në kanë qytetarët kinezë dhe kësaj qeveria kineze i është përgjigjur në mënyrë mjaft pozitive, duke bërë të mundur që jo vetëm që 800 milion njerëz në Kinë të dalin nga varfëria, por një pjesë e mire e atyre që nuk ishin në nivelin e varfërisë, të kthehen në shoqëri konsumi.
Sot Kina renditet ndër vendet që kanë numrin më të madh të miliarderëve dhe milionerëve në botë. Këtu duket pritshmëria e qytetarëve kinezë, përtej asaj që Europa e quante ekonomia e vitit 2050. Ato që po ndodhin sot në Kinë në ekonomi ishin parashikuar që të ndodhnin pas vitit 2050. Pjesa më e madhe e qytetarëve kinezë sot i bëjnë pagesat me syrin dixhital, apo shenjën e gishtave. Këtë Europa e ka parashikuar të ndodhë pas vitit 2050. Kina ka ecur shumë në ekonominë dixhitale.
Kina është më e avancuar se BE dhe SHBA në fushën e mbulimit të territorit me internet dhe në numrin e pajisjeve elektronike që përdoren nga qytetarët.
Nëse i referohemi takimit të liderëve të BE-së me liderët kinezë në Pekin, përveç Ursula von der Leyen dhe Charles Michel ishte dhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme të BE-së Joseph Borrel, i cili ka bërë një koment shumë të bukur në Facebook-un e tij personal, ku përmend rolin e Kinës në ekonominë globale, si dhe në ekonominë europiane, por dhe anasjelltas. Më e rëndësishme në këto takime të liderëve kinezë me homologët e tyre të SHBA dhe BE, është pranimi nga ana e këtyre të fundi të parimit “ të një Kine”.
Ndërsa në panairin e parë në botë për logjistikën, që u zhvillua në Kinë në muajin tetor, ndërmjet qindra kompanish globale 35 për qind ishin nga SHBA, që donin të ishin prezente në tregun kinez të transportit, logjistikës, të shërbimeve financiare, shërbimeve të siguracionit, mallarave dhe shërbimeve. Është me rëndësi që për here të pare ka patur debate dhe në fushën e punësimit. Nuk bëhet fjalë për qytetarë kinezë që largohen nga vendi për t’u punësuar në vende të tjera, por kompanitë kineze kanë filluar të punësojnë manaxherët më të mire. Kjo lidhet me deklaratën e presidentit të Kinës në Kongresin e fundit të PKK-së, se “ekonomia kineze drejtohet tashmë nga manaxhimi shkencor”, që tregon se në Kinë po krijohet një klasë manaxheriale serioze dhe cilësore.
Ata po i përshtaten një ekonomie mikes që Kina arriti ta ndërtonte gradualisht, nga ekonomia e centralizuar në një ekonomi mikes, që është formula më e mire pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo ekonomi i ka rezistuar më mire katastrofave natyrore, pandemive.
Do të ndalesha dhe te Takimi COP28, në Dubai dhe para se të zhvillohej ky takim Princi i Arabisë Saudite zhvilloi një vizitë në Pekin. Lidhur me COP28 Kina ka bërë disa propozime shumë interesante që lidhen me energjinë e gjelbër, me reduktimin e përdorimit të karburanteve fosile, të dyoksidit të karbonit dhe gazeve metan. Propozimet e Kinës janë përfshirë në dokumentin përmbyllës të COP28 dhe kjo tregon që ekonomia kineze edhe pse kishte marrë angazhim që emetimin e gazit të dyoksidit të karbonit ta balanconte në vitin 2060, është angazhuar ta bëjë 10 vjet përpara pra në vitin 2050.
Kina ka marrë dhe angazhimin që maksimumin e emetimit të dyoksidit të karbonit do ta ketë në vitin 2030. Ekonomia kineze ka arritur disa nivele shumë të mira të qasjes ndaj produkteve dhe shërbimeve që kërkohen jo vetëm në tregun vendas, por dhe në tregun global për shkak të ekonomisë me dy sfera, ekonominë e brendshme dhe atë me jashtë.
Nëse i referohemi indekseve botërore, Kina në 10 vitet e fundit ka bërë një kapërcim cilësor sa i përket indeksit të dixhitalizimit, për indeksin e sigurisë kibernetike, por dhe në indeksin e patentave. Gati 60 për qind e patentave që regjistrohen në botë janë kineze.
Duhet përmendur se Kina ka bërë një hap të madh në indeksin e inovacionit. Raporti i fundit i vitit 2023 publikuar para një jave tregon kapërcimin e madh që ka bërë ekonomia kineze në krijueshmëri dhe inovacion.
CMG: Institucionet ndërkombëtare financiare si FMN, Goldman Sachs dhe UBS janë shprehur optimiste për perspektivën e rritjes ekonomike të Kinës për vitin 2024, pasi ato besojnë se konsumi i brendshëm do të vazhdojë të rimëkëmbet, investimet do të vazhdojnë të rriten dhe eksportet do të përmirësohen. Pritet një rritje ekonomike rreth 5 për qind. Bazuar dhe në këto prognoza si e shihni ju rritjen ekonomike të numrit 2 të ekonomisë botërore?
Dr. Enriko Ceko: Ekonomia kineze sot ka një GDP prej 18 trilion dollarë amerikanë në vit. 5 për qind e kësaj shifre është qindra miliona dollarë, që po të pjestohen me popullsinë e Kinës del se janë 1 mijë dollarë plus për çdo qytetar të Kinës në vit. Të ruash këto ritme të rritjes ekonomike do të thotë që formula e manaxhimit shkencor po funksionon. Ekonomitë e vogla dhe sidomos ekonomia shqiptare duhet të hedhë sytë nga ky model rritje.
Ekonomia kineze dhe rritja (Foto CMG)
Çdo vit nga Kina shkojnë për të studiuar mbi 300 mijë të rinj, por pas përfundimit të studimeve 99 për qind e tyre kthehen në vend. Këto lëvizje sjellin dhe shkëmbime njerëzore
CMG: Edhe në Shqipëri, pavarësisht se një vend i vogël, ky trend është. Nëse para 10 apo 20 vjetësh të rinjtë shqiptarë studionin jashtë vendit dhe jepnin kontributin e dijes në këto vende, tashmë qeveria shqiptare u bën thirrje të rinjve të kthehen të kontribuojnë në vendin e tyre.
Dr.Enriko Ceko: Edhe numri i studentëve amerikanë që studiojnë në Kinë po rritet nga viti në vit. Bëhet fjalë për rreth 14 mijë studentë amerikanë në universitetet kineze. Këto universitete renditen ndër 100 universitetet më të mira në botë. Në këtë drejtim duhet të shohim se si Kina ka investuar në edukim, por ajo ka bërë një balancim shumë të mire të buxhetit, sepse investon edhe në shëndetësi, në sektorët primarë si bujqësia dhe minierat.
Fakti që Kina dominon tregun botëror të makinave elektrike, ku 60 për qind e eksporteve vjen nga Kina, u ngrit si çeshtje dhe gjatë vizitës së Ursula von der Leyen gjatë takimeve të saj në Pekin.
Formula me të cilën mbyllet Konferenca e Punës Ekonomike për vitin 2024 do të shikojë me interes qasjen për lëndët e para që janë kritike dhe vendet duhet të bashkëpunojnë.
Intervistoi Eda Merepeza