Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike: Kina gjallëron ekonominë dhe garanton trendin pozitiv afatgjatë
2023-12-13 18:01:51

Në datat 11 dhe 12 dhjetor 2023 u mbajt në Pekin Konferenca Qendrore vjetore e Punës Ekonomike, në të cilën u përcaktuan përparësitë për punën ekonomike përgjatë vitit 2024.

Xi Jinping, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, president i Kinës dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, në fjalimin e tij theksoi se: “Ekonomia kineze ka arritur rimëkëmbjen dhe ka bërë përparim të qëndrueshëm në zhvillimin me cilësi të lartë në vitin 2023”.

Xinhua

Xinhua

Për të gjallëruar më tej ekonominë, Kina për vitin 2024 do përballet me mjedisin e jashtëm të pasigurt të ekonomisë botërore, duke shmangur dhe eliminuar edhe rreziqet e mundshme që vijnë nga trendi i kërkesës në rritje të popullsisë vendase dhe pritshmërisë së lartë që ka qytetaria kineze në lidhje me konsumin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Kjo është dhe tematika e vitit 2024 për ekonominë kineze.

CFP

CFP

Në analizën e kujdesshme të anëve të forta, anëve të dobëta, mundësive dhe kërcënimeve në lidhje me ekonominë e Kinës, në konferencë u vlerësua se kushtet e favorshme i tejkalojnë faktorët e pafavorshëm dhe prirja themelore e rimëkëmbjes ekonomike dhe perspektiva pozitive afatgjatë nuk ka ndryshuar, gjë që ndikon edhe në nivelin e lartë dhe të justifikuar tërësisht të vetëbesimit në lidhje me performancën ekonomike jo vetëm për vitin 2024, por edhe në periudhën afatgjatë.

Rritja ekonomike, punësimi, qëndrueshmëria, axhustimet strukturore dhe përmirësimi i vazhdueshëm mbeten shtyllat e punës për të patur një model rritjeje e zhvillimi të aftë për t’i bërë ballë sfidave të ndryshme, që kryesisht janë të lidhura me faktorin e jashtëm. Politika monetare e matur, kombinuar me politikën fiskale proaktive, së bashku me nxitjen dhe forcimin e inovacionit mbështetur nga bashkërendimi i përdorimit të mjeteve mbështetëse, synojnë vitalitetin ekonomik, parandalimin dhe zbutjen e rrisqeve dhe për të promovuar rritjen e arsyeshme ekonomike në vitin 2024.

CFP

CFP

Duket se edhe në vitin 2024, industritë e teknologjisë që lidhen me energjinë e gjelbër, inteligjencën artificiale, bioprodhimin, informatikën kuantike, etj, do jenë ende përparësi për zhvillimin e vendit.

Është e dukshme se ekonomia e dytë më e madhe në botë do mbetet nxitësi kryesor i rritjes ekonomike globale për vitin 2024, duke respektuar ligjësitë ekonomisë, racionalitetin dhe adresimin e risqeve dhe sfidave me fokus në çështjet lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme, borxhin e qeverisjes vendore dhe mbështetjen për sektorin privat.

Prioritete do të jepen gjithashtu për të nxitur industritë e reja në zhvillim për të nxitur motorë të rinj rritjeje për të siguruar zhvillim me cilësi të lartë, thellim gjithëpërfshirës të reformave, për të vendosur të renë përpara se të shfuqizohet e vjetra, në kuadër kjo të nxitjes së modeleve të reja të rritjes.

CFP

CFP

Disa ditë më parë, në një takim të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, që u kryesua nga Xi Jinping, u përcaktuan edhe parimet për stabilizimin dhe përmirësimin e ekonominë kineze në një mjedis me një kompleksicitet në rritje të mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm, duke synuar kërkimin e përparimit, me anë të sigurimit të qëndrueshmërisë. Sipas këtyre parimeve, thellimi i reformave dhe hapja e mëtejshme e vendit, kombinuar me vetëpërmirësimin në shkencë dhe teknologji dhe me forcimin e rregullimit makroekonomik, duke koordinuar punën për zgjerimin e kërkesë së brendshme, do ecin paralelisht me intensifikimin e reformave strukturore për të shtuar edhe ofertën.

Tashmë Kina synon inovacion teknologjik, nxitje për ndërtimin e një sistemi industrial modern, për të rritur qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe për të siguruar eficiencën e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, paralelisht me konsolidimin e bazave të tregtisë me jashtë dhe me nxitjen e investimeve të huaja, paralelisht me forcimin e sektorit të bujqësisë dhe nxitjen e integrimit të zonave rurale me ato urbane, për një zhvillim të koordinuar rajonal dhe sektorial, duke promovuar mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e gjelbër, me synim reduktimin e emetimit të CO2.

CFP

CFP

Një rëndësi të veçantë në takim ju kushtua luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të disiplinës në Partis, duke rishikuar edhe rregulloret për këtë aspekt të jetës politike të strukturave të PKK.

Të mërkurën e një jave më parë, Komiteti Qendror i PKK-së mbajti edhe një simpozium me personazhe jo-anëtarë të PKK për të kërkuar mendime dhe sugjerime mbi situatën ekonomike të këtij viti dhe punën ekonomike për vitin e ardhshëm, një praktikë pune kjo e hershme.

Xi u bëri thirrje pjesëmarrësve të forcojnë besimin e tyre në zhvillim dhe të ofrojnë në mënyrë aktive sugjerime dhe propozime për PKK-në për të promovuar zhvillim me cilësi të lartë.

CFP

CFP

Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike mbahet zakonisht në mes të dhjetorit dhe vendos tonin për politikëbërjen ekonomike për vitin e ardhshëm. Ajo çdo vit ka një temë specifike. Në periudhën e pandemisë tema ishte përballimi gjendjes së pandemisë dhe garantimi i vazhdimësisë së rritjes ekonomike, për vitin 2021 - 2022 tema specifike ishte zhvillimi i qëndrueshëm, ndërsa për periudhën 2022 - 2023 tematika specifike kishte të bënte me qëndrueshmërinë e zinxhirëve industrialë dhe garantimi i zinxhirëve të furnizimit. Tematika e përcaktuar për vitin 2024 ecën paralel me sukseset e ekonomisë kineze e cila për të 13 vit me radhë ka patur rritje ekonomike të qëndrueshme dhe për të shtatin vit me radhë ka performuar më mirë nga të tëra ekonomitë në zhvillimin industrial, shtuar këtu faktin se ekonomia kineze është ekonomia vetme në botë që ka të zhvilluara të tëra llojet e industrive sipas klasifikimit të tyre nga ana e Kombeve të Bashkuara. Nga ana e tyre, të tëra organizmat financiare ndërkombëtare dhe agjencitë ndërkombëtare më në zë të konsulencës së biznesit, parashikojnë se edhe për vitin 2024 ekonomia e Kinës do ketë një rritje ekonomike midis 5 - 5.5%, që është një garanci e mëtejshme për përmirësimin e cilësisë së jetës së popullit të Kinës edhe për periudhën afatgjatë.