Pekin, zhvillohet mbledhja qendrore për punën ekonomike më 2024
2023-12-13 17:14:07

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Më 11 dhe 12 dhjetor, në Pekin u zhvillua Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike e Kinës. Në këtë mbledhje të nivelit më të lartë për punët ekonomike, u bë një përmbledhje e gjithanshme për ekonominë kineze në vitin 2023 dhe njëkohësisht u zhvillua edhe një analizë e thellë mbi gjendjen aktuale ekonomike, duke deklaruar planet kryesore për punën ekonomike gjatë vitit 2024.

Deklarohen kërkesat parimore për ekonominë më 2024

Në këtë konferencë, që u drejtua nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, u theksua që, për zhvillimin ekonomik në vitin 2024, duhet të zbatohen në mënyrë të gjithanshme fryma e Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe e plenumit të 2-të të Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së, duhet të ngulet këmbë te “përparimi në bazë të qëndrueshmërisë”, të zbatohet koncepti i “zhvillimit të ri” në mënyrë të plotë, të saktë e të gjithanshme dhe të formohet shpejt një model i ri zhvillimi.

Në këtë mbledhje u theksua zhvillimi me cilësi të lartë, si edhe thellimi i gjithanshëm i Reformës e Hapjes, zhvillimi dhe fuqizimi i pavarur i shkencës e teknologjisë, shtimi i makrokontrollit dhe i kërkesës së brendshme dhe thellimi i reformës në fushën e ofertës.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Krahas kësaj, është kërkuar që në vitin 2024, duhet të bëhen planet e përgjithshme për urbanizimin e ri dhe lulëzimin e gjithanshëm rural. Po ashtu, në konferencë u tha se duhet të konsiderohet zhvillimi me cilësi të lartë, si edhe siguria e nivelit të lartë, të shtohet konkretisht gjallëria ekonomike, të parandalohen rreziqet, të përmirësohen perspektivat e tregut dhe të konsolidohet prirja pozitive e rritjes ekonomike.

U theksua gjithashtu që do të nxitet në mënyrë të vazhdueshme ngritja efikase e cilësisë së ekonomisë dhe rritja e arsyeshme të sasisë ekonomike, do të përmirësohet niveli i jetesës për të siguruar qëndrueshmëri shoqërore dhe  do të bëhen përpjekje në mënyrë të gjithanshme për të ndërtuar një vend të fuqishëm dhe për rilindjen kombëtare nëpërmjet modernizimit të stilit kinez.

“Qëndrueshmëri”, “përparim”, “vendosje” dhe “heqje”

Në këtë mbledhje është kërkuar që, në vitin 2024, duhet të zbatohen parimet e “përparimit në bazë të qëndrueshmërisë”, “nxitjes së qëndrueshmërisë nëpërmjet përparimit” dhe “vendosjes së të resë para heqjes së të vjetrës”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Përparim në bazë të qëndrueshmërisë” është jo vetëm një teori kyçe për punët ekonomike, por edhe një parim i rëndësishëm i PKK-së në punët e qeverisjes. Qysh prej Kongresit të 18-të të PKK-së, në konferencat qendrore ekonomike gjithmonë është zbatuar ky parim bazë, që plotësohet me përmbajtje të reja. Këtë vit, janë shtuar edhe parimet e “nxitjes së qëndrueshmërisë nëpërmjet përparimit” dhe “vendosjes së të resë para heqjes së të vjetrës”, çka ka treguar mendimin e thellë për marrëdhëniet dialektike mes “qëndrueshmërisë”, “përparimit”, “vendosjes” dhe “heqjes”.

Qëndrueshmëria është puna kryesore. Për vitin 2024, do të publikohen politikat për stabilizimin e perspektivës, rritjes dhe punësimit. Një bazë e qëndrueshme e rritjes ekonomike dhe zhvillimit shoqëror është mjedisi i qëndrueshëm për zhvillim dhe përparim. Përparimi është drejtimi i punëve ekonomike. Kjo do të thotë që do të bëhen punët aktive në ndryshimin e mënyrave e të strukturave, ngritjen e cilësisë dhe shtimin e përfitimeve. Me përparimet në strukturën ekonomike, cilësinë e zhvillimit dhe reformat kryesore, do të konsolidohet pandërprerë baza e zhvillimit.

Gjatë procesit të zhvillimit me qëndrueshmërinë si bazë, duhet të ngulet këmbë edhe te parimi “vendosje e së resë para heqjes së të vjetrës”.

Në fakt, në mbledhjen qendrore ekonomike të vitit 2021, u paraqit mendimi që të “bëhen ndryshime dhe reforma me kontrollin e duhur të kohës, fuqisë dhe efektit, të zbatohet vendosja e së resë para heqjes së të vjetrës dhe të bëhen punët përkatëse në mënyrë të qëndrueshme”.

Sivjet është paraqitur sërish “vendosja e së resë para heqjes së të vjetrës”, çka është sinjali i qartë që veprimet përkatëse do të ndërmerren në mënyrë të menduar mirë, hap pas hapi dhe në mënyrë të qëndrueshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Hapja” luan rol të rëndësishëm

Niveli i hapjes luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kinës. Për zhvillimin me cilësi të lartë, Kina duhet të lidhet më ngushtë me tregun global. Në këtë konferencë, krahas reformës, është kërkuar gjithashtu që në vitin 2024, të shtohet niveli i hapjes së Kinës.

Sipas mbledhjes, do të stimulohet gjallëria e re për tregtinë e jashtme, do të konsolidohet baza për tregtinë dhe investimet e huaja, si dhe do të shtohet tregtia e produkteve të ndërmjetme, tregtia e shërbimeve, tregtia digjitale dhe tregtia elektronike ndërkufitare. Përveç tregtisë, do të lehtësohet pragu për hyrjen e investimeve globale në tregun e telekomunikacionit dhe shëndetësisë.

Gjatë këtij procesi, do të integrohen standardet vendase me standardet dhe rregullat ndërkombëtare në nivelit të lartë e do të zgjidhen problemet në qarkullimin ndërkufitar të të dhënave dhe pjesëmarrje të barabartë në prokurimet qeveritare, me synim të krijohet një mjedis i klasit të parë i orientuar nga tregu, ligjor e i ndërkombëtarizuar dhe të krijohet marka e “investimit në Kinë”.

Krahas kësaj, është kërkuar që të merren masa konkrete për zgjidhjen e vështirësive në ardhjen e të huajve në Kinë për biznes, studim dhe turizëm. Po ashtu, duhet të zbatohen në mënyrë konkrete veprimet për bashkëndërtimin e “Një brez, një rrugë”, duke nxitur zhvillimin e projekteve të mëdha simbol dhe atyre të vogla për të sjellë përfitime për popullin. (Jiang Lei)