2 mijë familje të tjera subvencionohen për panele diellore
2023-12-13 09:35:57

Faturimi i energjisë OSHE(Argjirolajm.net)jpg

Faturimi i energjisë OSHE(Argjirolajm.net)jpg

Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka rihapur tenderët, që kanë në fokus monitorimin e paneleve të detajuara sektoriale, si dhe ndërtimin e databazës për konsumet energjetike.  Në një intervistë për Tv Scan, Orjon Islamaj përgjegjës sektori pranë kësaj agjensie ka shpjeguar rolin dhe mënyrën e funksionimit. Bëhet fjalë për gjithë llojet e energjisë, karburantet dhe çdo lloj energjie tjetër që përdorin  sektorë të ndryshëm të ekonomisë, që nga institucionet shtetërore deri tek banesat e individëve.

“Agjencia për eficencën e energjisë, një nga detyrat kryesore që ka është monitorimi i planit për energjinë dhe klimën. Siç mund ta dini, plani për energjinë dhe klimën është dokumenti më i rëndësishëm që ne kemi dhe një nga detyrimet kryesore në raport me BE-në. Në këtë plan përcaktohen objektiva të qarta të kursimit të energjisë, më konkretisht për eficencën e energjisë duhet të jetë 8.7% deri në vitin 2030. Për të arritur këto parametra, ose më saktë për të monitoruar, plani ka filluar këtë vit, kështu që nuk kemi fazën e monitorimit të vitit të parë që të shikojmë ecurinë e kësaj gjëje. Ne për këtë qëllim kemi hartuar dy projekte, që hartimi i databazës së të dhënave dhe të konsumit energjetik, dhe monitorimi i vetë planit për energjinë elektrike. Qëllimi i databazës dhe që ne të krijojmë një databazë të dhënash për konsumin energjetik në të gjithë sektorët e vendit, këtu flas sektor publik, privat, bujqësi, transport, industri, të të gjitha llojeve të transportit, të gjithë llojeve të sektorëve që konsumojnë energji, nuk flas vetëm për energjinë elektrike, flasim për gjithë llojet e energjisë, karburantet, dhe çdo lloj energjie tjetër që përdorin këto sektorë. “ – thotë Islamaj.

Orjon Islamaj (Foto Argjiro lajm.net)

Orjon Islamaj (Foto Argjiro lajm.net)

Është një plan i vështirë ndaj kërkohet eksperiencë ndërkombëtare dhe për këtë po kërkohet bashkëpunim pasi vendet  evropiane kanë patur sukses në këtë drejtim duke e arritur monitorimin.

“Objektivi ynë është që kontratat e nënshkruara deri në fund të muajit janar dhe në fund të vitit 2024 ne do të kemi raportin e parë ose të dhënat e para për vitin 2024, të mbledhura në këtë databazë. Ky konsulent do ta kryeje këtë punë për 3 vite, për 2024, 2025, dhe 2026 dhe më pas do ta vijojë agjencia këtë punë, duke marrë praktikën dhe duke marrë modelin, databazën e ndërtuar që pastaj do jenë shumë më të thjeshta.”

Teksa festat afrojnë, ekspertët japin këshilla se si të mbahet nën kontroll konsumi i energjisë elektrike për shkak të ngarkesës së tepërt.

“Gjithmonë kur afrohet dimri, të gjithë e kemi mendjen tek eficenca sepse nevoja për ngrohje është dhe një nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë që ne kemi në banesat tona. Është shumë e rëndësishme të ndajmë dy gjera, që të jemi më eficent ka dy forma, ose të investojmë ose të menaxhojmë energjinë dhe ato që ne kemi. Forma më e thjeshtë është menaxhimi i energjisë që nuk ka kosto për asnjë person në familjet tona. Ju marr një shembull të thjeshtë, kur përdorim kondicionerin në dimër  nuk kemi pse vendosim temperaturën në 30gradë, rendimenti i pajisjes që të ndryshojë temperaturën e ambientit të jashtëm që ne tani në dimër shkon dhe në 0 gradë për ta kthyer në 30 gradë brenda banesës e sforcon tej mase pajisjen dhe e bën atë që të konsumojë shumë më shumë energji. Temperatura ideale që janë dhe kushtet minimale të komfortit është rreth 22 gradë, duhet të përdoret kondicioneri tani gjatë periudhës së dimrit. Në këtë mënyrë pajisja punon në mënyrën e duhur, nuk sforcohet.”- thotë Islamaj.

 

panele diellore (albanian construction portal) jpg

panele diellore (albanian construction portal) jpg

Kryesore, sipas ekspertëve është mbajtja e gradimit në masën e duhur për pajisje të ndryshme elektroshtëpiake.

“ Nëse pajisja punon me një temperaturë ideale, ajo arrin temperaturën 22 gradë brenda në ambient shumë më thjesht sesa një temperaturë 30 gradë që ndoshta nuk e arrin kurrë. Këtu pastaj shtojmë elementët e tjerë, nëse godina do ishte e termoizoluar, që është investimi në mes, pajisja do të punonte edhe shumë më mirë. “

Sipas Islamaj edhe 2 mijë familje të tjera shqiptare do të jenë përfituese nga skema e qeverisë për subvencionin e instalimit të paneleve diellore në banesat e tyre. Aplikimet pritet të hapen në fillim të vitit të ardhshëm, duke ndjekur të njëjtën skemë si këtë vit. Për herë të parë, gjatë këtij viti qeveria shqiptare nisi procesin e subvencionimit të paneleve diellore për familjet shqiptare, ku nga ky proces, në fazën e parë ishin rreth 2 mijë familje përfituese në 56 bashki të vendit.