Kinë, bien rastet e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes te fëmijët
2023-12-11 15:14:42

Kina ka regjistruar një rënie të rasteve të diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes te fëmijët në institucionet mjekësore të dy niveleve të para në mbarë vendin, deklaruan të dielën autoritetet shëndetësore kineze.

Foto:VCG

Fëmijët e prekur nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes trajtohen në një spital në Shangai, 29 nëntor(Foto:VCG)

Numri i shtuar i rasteve në disa spitale të mëdha të fëmijëve dhe spitale të përgjithshme ka treguar një prirje rënieje, tha Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në një konferencë shtypi.

Sipas tij, numri i pacientëve ambulatorë të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes  në klinikat e etheve dhe departamentet e urgjencës ka mbetur relativisht i qëndrueshëm.

Ndërsa një pjesë e të sëmurëve janë trajtuar në institucionet mjekësore të shërbimit parësor, shërbimet e përgjithshme të rregullta mjekësore në mbarë vendin nuk janë ndikuar, shtoi ai.

Fëmijët e prekur nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes trajtohen në një spital në Shangai, 29 nëntor(Foto:VCG)

Fëmijët e prekur nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes trajtohen në një spital në Shangai, 29 nëntor(Foto:VCG)

Furnizimi i vaksinës së gripit në Kinë është gjithashtu i mjaftueshëm, sipas një zyrtari në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Prodhimi dhe furnizimi i vaksinave të gripit këtë vit është shtuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar dhe mund të plotësojë nevojat e vaksinimit masiv, shtoi zyrtari.(Zhang Yan/Artan)