Avioni i tretë kinez C919 i dorëzohet “China Eastern Airlines”
2023-12-10 16:11:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të shtunën, avioni i tretë C919 i zhvilluar tërësisht nga vetë Kina, iu dorëzua në Shangai kompaninë së transportit ajror “China Eastern Airlines”.

Ky është mjeti i tretë i dorëzuar te “China Eastern Airlines” nga gjithsej pesë avionët C919 të porositura në vitin 2021 prej Korporatës së Avionëve Tregtarë të Kinës “COMAC”, i cili është prodhues i C919-së.

Në dhjetor të vitit të kaluar, “China Eastern Airlines” mirëpriti avionin e parë C919, i cili përfundoi më 28 maj fluturimin përurues tregtar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hongqiao” në Shangai në atë të kryeqytetit Pekin.

Programi C919 i Kinës u lançua zyrtarisht në vitin 2009 dhe avioni i parë doli nga linja e montimit në 2015-ën. (Fani)