CPI-ja dhe PPI-ja kineze ulen në nëntor
2023-12-10 15:23:34

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sipas të dhënave të publikuara të shtunën nga Drejtoria Shtetërore e Statistikave të Kinës, indeksi i çmimit të konsumit (CPI) u ul me 0.5% gjatë muajit nëntor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ulja e CPI-së në nëntor u shkaktua kryesisht nga rënia e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, tha Dong Lijuan, statisticiene e lartë në Drejtorinë Shtetëtore të Statistikave.

Ndërkohë indeksi i çmimit të prodhimit të vendit (PPI), i cili mat koston për mallrat në dyert e fabrikave, ra 3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 0.3% me një muaj më parë.

Dong Lijuan shtoi se rënia e PPI-së u zgjerua muajin e kaluar për shkak të rënies së çmimeve ndërkombëtare të naftës dhe kërkesës së dobët për disa mallra të caktuara industriale.

Të dhënat e fundit të CPI-së tregojnë për kërkesë të ngadaltë, tha për CGTN-në Bruce Pang, kryeekonomist i “JLL Greater China”. Sipas tij, realizimi i rritjes së qëndrueshme dhe të balancuar është ende një prioritet kryesor i Kinës. (Fani)