ShBA-ja vendos veton ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpushimin e menjëhershëm humanitar në Gaza
2023-12-09 16:39:02

foto: VCG

foto: VCG

ShBA-ja vuri veton të premten ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, duke izoluar diplomatikisht Uashingtonin pasi mbron aleatin e tij.

Rezoluta, e hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe e mbështetur nga më shumë se 100 vende të ndryshme, fitoi mbështetje nga 13 prej 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, ndërsa Britania abstenoi.

Zhang Jun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, tha se Kina është thellësisht e zhgënjyer dhe i vjen keq që ShBA-të i vunë veton kësaj rezolute. "Projekt-rezoluta e paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në emër të shteteve arabe pasqyron thirrjen universale të komunitetit ndërkombëtar dhe përfaqëson drejtimin e duhur për rivendosjen e paqes. Kina e mbështet plotësisht këtë dhe është bashkuar në bashkësponsorizimin e kësaj projekt-rezolute." - tha Zhang. 

Duke vënë në dukje se konflikti i vazhdueshëm ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrime të konsiderueshme, Zhang tha se është kontradiktore të pranosh vazhdimin e luftimeve në Gaza, ndërsa pretendon se kujdesesh për jetët dhe nevojat humanitare të popullit të Gazës. (Li Huailiang/Edmond)