FMN-ja rithekson ngritjen e parashikimit të rritjes së ekonomisë kineze
2023-12-08 16:23:46

foto nga VCG

foto nga VCG

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) përsëriti të enjten ngritjen e parashikimit të rritjes ekonomike të Kinës për vitet 2023 dhe 2024.

Bazuar në parashikimin më të fundit, FMN-ja pret që ekonomia kineze "të përmbushë objektivin e rritjes të qeverisë për vitin 2023 rreth 5 për qind dhe kjo pasqyron rimëkëmbjen pas COVID," tha zëdhënësja e FMN-së Julie Kozack në një konferencë për shtypin në përgjigje të një pyetjeje nga "Xinhua". 

foto nga VCG

foto nga VCG

Pasi një ekip i FMN-së pati diskutime me zyrtarët kinezë për Këshillimin e Nenit IV të vitit 2023, FMN-ja njoftoi në fillim të nëntorit se do ta rritë parashikimin e vet për ekonominë kineze këtë vit nga 5.0 në 5.4 për qind dhe për vitin e ardhshëm nga 4.2 në 4.6 për qind, krahasuar me "Perspektivën ekonomike botërore" të publikuar në tetor.

Kozack vuri në dukje se, në një periudhë afatmesme, FMN-ja pret që rritja e Kinës të ngadalësohet më tej, duke pasqyruar plakjen e popullsisë dhe ngadalësimin e rritjes së produktivitetit. 

foto nga VCG

foto nga VCG

"Ne gjithashtu mendojmë që Kina ka potencialin për ta shtuar këtë rritje afatmesme nëpërmjet reformave strukturore për të ngritur produktivitetin dhe përmirësuar pjesëmarrjen e forcës së punës," shtoi ajo. (Artan)