Foto nga VCG
Gjermania po bën përpjekje me vendet që marrin pjesë në samitin e klimës COP28 në Dubai për të arritur një marrëveshje për heqjen e qymyrit, naftës dhe gazit global, pavarësisht kundërshtimit nga shumë prej afro 200 qeverive të pranishme.
“Qëllimi ynë është i qartë: energjia e rinovueshme është e ardhmja. Fundi i epokës së karburanteve fosile duhet të bëhet i prekshëm këtu në COP28”, - deklaroi Jennifer Morgan, e dërguara speciale e Gjermanisë për veprimin ndërkombëtar të klimës.
Sekretari i Shtetit për Zhvillimin, Jochen Flasbarth, tha se qëllimet klimatike kërkonin qartë heqjen e karburanteve fosile sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan “RTSH”. Megjithatë, Flasbarth pranoi se plani ka hasur në kundërshtime dhe debate të nxehta po zhvillohen për këtë çështje. (Elona)