Tian Shuzeng, në të gjashtëdhjetat, është menaxheri i përgjithshëm i një kompanie të pajisjeve mjekësore në provincën Henan të Kinës Qendrore. Kufizimi i burimeve tokësore e kishte penguar planin e tij për zgjerimin e reparteve të fabrikës së kompanisë, derisa ky plan u favorizua nga raundi i ri i reformës në vitin 2015.
Tian Shuzeng tregon:
Nga paraqitja e kërkesës deri te miratimi, të gjitha palët ofruan shërbime të shpejta dhe të lehta, duke më kursyer edhe para.
Në vitin 2015, Kina nisi raundin e ri të reformës së sistemit të tokës në 33 rajone. Falë kësaj reforme, qyteti Changhuan i provincës Henan, ku ndodhet Tian Shuzeng, krijoi tregun unik të tokës dhe kështu ai zotëroi tokën e nevojshme për zgjerimin e fabrikës dhe biznesi i kompanisë së tij u shtua.
Fshatarët e fshatit Xiaogang të provincës Anhui në Kinën Jugore në vitin 1978 / foto nga CFP
Sistemi i tokës ka qenë theksi i reformës në Kinë. Në vitin 1978, 18 familje në fshatin Xiaogang të provincës Anhui vendosën që ta kontraktonin tokën e fshatit dhe ta punonin në mënyrë të pavarur. Kjo përvojë u pohua nga qeveria qendrore dhe konsiderohet si pikë kthese për zbatimin e politikës së Reformës dhe Hapjes.
Dr. Michael Borchmann, ish-drejtori i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit gjerman të Hesenit, shprehet:
2023-shi është 45-vjetori i Reformës e Hapjes të Kinës, një politikë që e ka kthyer Kinën nga një vend i varfër në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Le t'i hedhim një vështrim historisë.
Në plenumin e 3-të të KQ të zgjedhur në Kongresin e 11-të të PKK-së, që u zhvillua nga 18 deri më 22 dhjetor 1978, u vendos që të vihej theksi i punës në modernizimin socialist. Nga kjo mbledhje u shpall politika e Reformës dhe Hapjes, që përbëhet nga "reforma" dhe "hapja".
Reforma dhe Hapja përputhet me vullnetin e popullit dhe ka stimuluar gjallërinë ekonomike. Një sërë politikash e sistemesh që kanë rrjedhur nga kjo politkë përgjithësohen si "socializmi me karakteristika kineze", i cili i ka siguruar Kinës zhvillimin e shpejtë gjatë mbi 40 vjetëve dhe e ka integruar Kinën në globalizimin ekonomik, duke ndarë mundësinë e zhvillimit me botën.
Prodhuesi gjerman i materialeve "Covestro" ka pasur një rritje të shpejtë në vëllimin e shitjeve pas hyrjes në tregun kinez. Sot vëllimi i shitjeve në Kinë zë 20 për qind të vëllimit të përgjithshëm global të kësaj kompanie. Për të plotësuar kërkesën e madhe të tregut kinez, kjo kompani gjermane e vendosi në Kinë bazën e vet më të madhe të prodhimit në botë.
Dr. Markus Steilemann, kryeekzekutivi i "Covestro"-s, vë në dukje:
Investimet kolosale të "Covestro"-s në Kinë arritën në 3.9 miliardë euro dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre është në Shangai. Ky qytet plot gjallëri ka luajtur rol gjithnjë e më të madh për ne, falë perspektivës së tregut dhe mjedisit të mirë të biznesit.
Zona e tregtisë së lirë në Shangai / foto nga CFP
Vicentiu Gheorghe, presidenti i nderit i Shoqatës Rumani-Kinë (ChinaRo) thekson:
Kryeekzekutivi i BMW-së Oliver Zipse vuri në dukje, që modernizimi i Kinës do të stimulojë kërkesën shumë të madhe për produktet e shërbimet novatore në tregun kinez. Ai tha gjithashtu se Kina është tregu nr.1 i grupit BMW dhe ka një rëndësi të madhe strategjike. Grupi BMW ka zhvilluar në Kinë veprimet e kërkim-zhvillimit më masive jashtë Gjermanisë.
Kongresi i 18-të i PKK-së, i zhvilluar më 2012, shënon epokën e re të socializmit me karakteristika kineze. Në vitin 2013, zona pilot e tregtisë së lirë në Shangai publikoi listën e parë negative për investimet e huaja, duke u kthyer në një zonë pionier në Kinë në kërkimin e sistemit institucional të investimeve dhe të tregtisë në përshtatje me rregullat e përhapura në botë.
Fabio Massimo Parenti, studiuesi i Laboratorit të BRICS-it pranë EURISPRES-it në Romë, vë në dukje:
Qysh prej vitit 2013, Kina ka krijuar 21 zona pilot të tregtisë së lirë. Këto zona kanë përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin e zonave ekzistuese ekonomike, duke nxitur procesin e modernizimit të Kinës. Vetëm gjatë vitit 2022, këto 21 zona pilot kontribuuan në 18.1% të investimeve të huaja.
Në Kongresin e 20-të të PKK-së të zhvilluar më 2022 u vendos që të krijohej "sistemi i ri ekonomik me hapje të nivelit më të lartë" dhe të këmbëngulet në zbatimin e hapjes ndaj botës më gjerësisht dhe më thellësisht.
Li Chao, zëdhënësi i Komitetit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës, thotë:
Do të nxitim vazhdimisht rishikimin ose anulimin e rregulloreve dhe politkave që nuk përputhen me Ligjin e Investimeve të Huaja dhe me Rregulloren e Përmirësimit të Mjedisit të Biznesit. Do të sigurohet plotësisht konkurrenca e barabartë për ndërmarrjeve me investime të huaja në aspekte si blerjet qeveritare, furnizimi me troje, pakësimi e heqja e taksave dhe e tarifave, leja e kualifikimit, hartimi i standardeve, paraqitja e kërkesave për projekte, politika e burimeve njerëzore etj.
Pavijoni i "Tesla"-s në Ekspozitën Ndërkombtare të Zinxhirit të Furnizimit në Pekin në nëntor 2023/ foto nga CFP
Urusov Volodymyr, profesori i asociuar i Fakultetit të Historisë të Universitetit Kombëtar të Kievit të Ukrainës, thotë:
Gjatë vitit 2023, menaxherët e lartë të mjaft kompanive shumëkombëshe e kanë vizituar Kinën, gjë që shënon zgjerimin dhe thellimin e investimeve të huaja në Kinë. "Tesla" do të hapë në Shangai superfabrikën e rezervimit të energjisë. "Starbucks" ka hapur mesatarisht një dyqan të ri në Kinë në më pak se 9 orë. "Danfoss" vuri në funksionim qendrën globale të kërkimit dhe testimit të frigoriferimit në Tianjin. Këto fakte vërtetojnë se Kina ka qenë një destinacion i nxehtë për investimet e huaja.
José Nelson Bessa Maia, analist brazilian dhe studiues i marrëdhënieve Brazil-Kinë, thotë:
Përballë rrymës së çglobalizimit dhe rajonalizimit të zinxhirit të vlerës, Kina i përmbahet strategjisë së hapjes dhe ka marrë një sërë masash konkrete. Ky qëndrim i Kinës do të jetë në ndihmë të formimit të bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit, duke dhënë kontribut për të mirën e popujve dhe të paqes botërore.