Kina lëshon satelitin eksperimental për teknologjitë e internetit satelitor
2023-12-06 11:18:00


Kina dërgoi me sukses  në hapësirë një satelit për testimin e teknologjive të internetit satelitor nga një zonë detare pranë qytetit Yangjiang të provincës jugore Guangdong të mërkurën. 

Sateliti u nis me një raketë "Dragoi i zgjuar-3" më 3:24 të mëngjesit sipas orës së Pekinit dhe ka hyrë në orbitën e paracaktuar. 

Raketa me katër faza, e krijuar nga Akademia Kineze e Teknologjisë së Mjeteve të Lëshimit, është një raketë komerciale kryesisht për tregun e rrjetit të konstelacioneve satelitore. 

Ajo ka efektshmëri të lartë për sa i përket kostos, modalitet elastik lëshimi dhe nisje të shpejtë. 

Lëshimi i së mërkurës lshte misioni i dytë i fluturimit i serisë së raketave "Dragoi i zgjuar" pas fluturimit përurues në dhjetor të vitit të kaluar, që dërgoi 14 satelitë në orbitë.