CMG-ja publikon maskotin dhe produktet kulturore krijuese të Galasë së Festës së Pranverës 2024
2023-12-06 19:20:44

foto nga CMG

foto nga CMG

Të mërkurën Grupi Mediatik i Kinës (CMG) publikoi maskotin dhe produktet kulturore krijuese të Galasë së Festës së Pranverës të vitit 2024 në Pekin. Maskoti Long Chenchen dhe produktet kulturore krijuese të Galasë, si "tasi i pranverës", u paraqitën për publikun. Drejtuesit e CMG-së ishin të pranishëm në ceremoninë e publikimit.

foto nga CMG

foto nga CMG


Drejtori i Qendrës së Programit Letrar të CMG-së Zhang Guofei u shpreh se pronësia intelektuale fuqizon produktet kulturore krijuese. Nëpërmjet mënyrës "mendim+art+teknologji", produktet krijuese të Galasë së Festës së Pranverës i lejojnë shikuesit të shijojnë numrat  e mrekullueshëm të programit dhe të ruajnë kujtime nga Galaja.

foto nga CMG

foto nga CMG

Zv.drejtori i CITVC-it Li Qiong tha se zhvillimi kulturor dhe krijues i CMG-së mbështetet në burimet e pronësisë intelektuale me cilësi të lartë, dhe është zgjeruar në fusha të shumta për të përmbushur nevojat e ndryshme të konsumatorëve, duke u bërë një nga markat me ndikim më të madh në Kinë.

foto nga CMG

foto nga CMG

Zv.drejtorja e Qendrës së Programit Letrar të CMG-së Yu Lei paraqiti konceptin e dizajnit të maskotit.

Në ceremoni, logoja zyrtare për Galanë e Festës së Pranverës (Viti i Ri Kinez) 2024 u përfshi zyrtarisht në Muzeun e Hieroglifeve Kineze. Logoja përdor hieroglifin “龘”(Da). Dizjani është frymëzuar nga një stil i lashtë shkrimi i vulave kineze, duke treguar frymën e drejtë, të ekuilibruar dhe madhështore.

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga CMG

foto nga CMG

Në ceremoni  u publikua edhe "Tasi i Pranverës 龘龘(Da)”, që është produkti kulturor krijues i Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së të vitit 2024. U paraqitën edhe produkte të tjera kulturore e krijuese për Vitin e Ri Kinez të CMG-së.   (Fang Xiaoyu/Artan)