Hidet e ëmbla të Yuncheng-ut kalojnë testin e kohës
2023-12-06 18:49:01

CFP

CFP

Shija e ëmbël e hideve të Yuncheng-ut është kultivuar për qindra vjet, duke u dhënë shije gjellëve me mish, çajrave dhe mezeve. Në kontenë Jishan të Yuncheng-ut gjendet një plantacion i hides i lashtë, i cili shtrihet në afro 1000 hektarë dhe ofron korije të panumërta. Duke mbajtur "globe" të vegjël të kuq në degët e tyre, këto pemë mbartin historitë e fermerëve që nga dinastia Tang e Kinës (618-907). Sot, ato vazhdojnë të kontribuojnë në ekonominë bujqësore në këtë qoshe të provincës Shanxi të Kinës.

Parku Tematik Kombëtar i Hideve u miratua për ndërtim në janar të vitit 2017, duke çelur rrugën për një projekt që do të ruante trashëgiminë e mbi 17 000 pemëve të lashta. Ai është konsideruar si një ndër parqet e hideve më të vjetra në Kinës dhe është administruar si një park pyjor kombëtar i specializuar në Shanxi. Këto pemë zënë 92.23 % të sipërfaqes në këtë park, disa prej të cilave janë mbi 1 000 vjet të vjetra.

CGTN

CGTN

CGTN

CGTN

CGTN

CGTN

Një pemë e veçantë afër Pusit Gantang të parkut dëshmon qëndrueshmërinë e plantacionit dhe mendohet se është rreth 1500 vjeç. Një guide në këtë park tha se kjo pemë ishte goditur një herë nga rrufeja, e cila e ndau në dy pjesë deri në mes të trungut. Megjithëse u nda, ajo u bashkua sërish në trungun e poshtëm. Guida e përshkroi atë si një simbol të dashurisë: ka pjesë të ndara, por mbetet një pemë.

Pusi Gantang konsiderohet që është një simbol i dashamirësisë. Atë e ndërtoi gjatë dinastisë Ming (1368-1644) magjistrati i kontesë Jishan në atë kohë Liu Sanxi, duke shkelur një urdhër ndalimi perandorak dhe duke sjellë ujë në plantacion gjatë një thatësire. Një pavijon u ngrit më vonë në këtë pus për të përkujtuar këtë arritje të Liu-t. Sot vizitorët mund të provojnë teknikat tradicionale të ujitjes nëpërmjet pusit të vjetër, duke e ngritur ujin lart dhe duke e derdhur në kanale që rrjedhin në dheun e pemëve të hides aty pranë.

CGTN

CGTN

CGTN

CGTN

Nëpërmjet instalimeve turistike moderne që gjarpërojnë ndërmjet degëve të pemëve të hideve, ky park ndërthur elementet e një parku zbavitës për fëmijët me peizazhet e fshatit. Një tren turistik i zbukuruar e plot shkëlqim kalon pranë degëve, duke transportuar vizitorët ndërmjet ndalesave në park. Këtu ka edhe akomodim në bujtina dhe gjendet Muzeu "Banzao" i Jishan-it, që u hap në vitin 2020 për të përmbledhur trashëgiminë bujqësore të zonës nëpërmjet modeleve dhe shfaqjeve. Ky muze ofron një rast për të eksploruar më tej historinë e kontesë Jishan në fund të udhëtimit në këtë park, dhe zbërthen origjinën e ciklit të punëve bujqësore gjatë gjithë vitit të iniciuar nga fermerët e hershëm atje. Kjo është një njohje e arritjeve të hideve të ëmbla të kontesë Jishan.(Xu Guang)