foto nga CMG
Të mërkurën Grupi Mediatik i Kinës (CMG) publikoi maskotin zyrtar Long Chenchen të Galasë së Festës së Pranverës për vitin 2024, që është Viti i Dragoit.
Si një simbol i rëndësishëm shpirtëror dhe kulturor i kombit kinez, imazhi i dragoit është përdorur në letërsi, art, folklor, arkitekturë, veshje, pikturë dhe fusha të tjera për mijëra vjet. Imazhi i maskotit të Galasë së Festës së Pranverës të vitit 2024 përmban kuptimin e bukur të fatit të mirë, paqes dhe lumturisë.
foto nga CMG
foto nga CMG
foto nga CMG
Maskoti e ka marrë frymëzimin e dizajnit nga kultura e shkëlqyer tradicionale kineze dhe nxjerr rezonancë emocionale nga jeta reale. Ai jo vetëm që përmban konotacionin dhe bukurinë e dragoit të zodiakut në kulturën tradicionale, por edhe tregon frymën optimiste të popullit kinez në epokën e re.
Long Chenchen e merr hundën unike të dragoit të lashtë si element dizajni nga produktet e bruzta në formë dragoi të zbuluara në rrënojat Erlitou në Yanshi të provincës Henan. Struktura e shtyllës kurrizore dhe modeli i barkut të dragoit rrjedhin nga të dhënat më të hershme të regjistruara të fjalës "Kinë", ndërsa zbukurimet në harkun e vetullave dhe shpatullat e dragoit janë marrë nga zbukurimet prej bakri të modelit të reve të koleksionuara nga Muzeu i Henan-it, duke e bërë më të këndshëm dhe më tërheqës maskotin.
foto nga CMG
foto nga CMG
Nëntë dragonjtë gjigantë në Murin e Nëntë Dragonjve të Muzeut të Pallatit të Dimrit janë të njohur për mjeshtërinë e hollë të punimit dhe vrullin madhështor. Long Chenchen ka të dizenjuar formën e kthetrave të dragoit duke iu referuar "dragoit të artë me pesë kthetra" nga Muri i Nëntë Dragonjve, duke treguar fuqinë dhe solemnitetin e tij. Dragoi me këmbë të praruara që gjendet në Muzeun e Xian-it, është një dragua tipik në formë bishe me një shpinë të dhëmbëzuar dhe bisht të gjatë që rrotullohet e përkulet. Ai përfaqëson teknologjinë e shkëlqyer metalurgjike të dinastisë Tang. Long Chenchen është zgjedhur për ecjen madhështore dhe të vrullshme me kokën lart. Veprimi i këtij maskoti është heroik dhe shpirtmadh.
Si maskoti i Galasë së Festës së Pranverës së CMG-së, Long Chenchen ka ndërthurur mijëra mendime e ide dhe demonstron plotësisht bukurinë e shkathët dhe elegancën e qytetërimit kinez.
foto nga CMG
Përbërja e ngjyrave të Long Chenchen përzgjedh ngjyrat tradicionale kineze, duke treguar se dimri po kalon e pranvera po vjen, duke i dhënë lamtumirën së vjetrës dhe duke mirëpritur të renë.
Long Chenchen, plot bukuri historike dhe shije të kohërave, do t'ju shoqërojë në skenën e Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së për të mirëpritur një vit të gëzueshëm, të mbarë dhe të lumtur. (Fang Xiaoyu/Artan)