70 -të vjetori i Operas (Foto nga instagrami)
Opera e parë e vënë në skenën shqiptare “Rusalka” 1953 (Foto nga facebook i TKOB)
Javën që shkoi Teatri i Operas dhe Baletit shënoi përvjetorin e tij të 70-të. E gjithë java nisi festimet me aktivitete të shumta, në kuadër të 70-të vjetorit të TKOB. Solistët e këtij teatri, kori dhe orkestra luajtën pjesë artistike të përgatitura për këtë event, ndërsa drejtorja Abigeila Voshtina u bëri homazh themeluesve të këtij institucioni. Ky përvjetor u realizua në Pallatin e Kulturës, aty ku Teatri u vendos, 10 vjet pas krijimit si institucion më vete në vitin 1956. Ndërsa një vit më vonë u ngrit dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore. Drejtorja e Teatrit Abigeila Voshtina gjatë një aktiviteti të mbajtur në këtë ditë kaq të veçantë u bëri homazhe artistëve që performuan në operën e parë. Gjatë pritjes në hollin e TKOB për të pranishmit, interpretoi trupa e Ansamblit Popullor, për të vijuar më pas me Simfoninë nr.9 të Beethoven, e cila erdhi nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pescasseroli. Drejtoresha e TKOB Abigeila Voshtina në fjalën e saj në këtë ceremony u shpreh:
“Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit feston 70-vjetorin e krijimit të tij! Si sot 70-të vjet më parë u vendos për herë të parë opera “Rusalka”. Më 27 nëntor të vitit 1953, shënjoi një gur kilometrik në historinë e artit shqiptar. Kjo sepse, në skenën shqiptare u vu për herë të parë një opera, “Rusalka”, e kompozitorit rus Alexander Sergeyevich Dargomyzhsky. Një produksion shqiptaro-sovjetik, i cili solli lindjen e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në këtë opera morën pjesë emra të rëndësishëm të artit shqiptar si Mustafa Krantja, Panajot Kanaçi, Jorgjia Truja, Marie Kraja, Hysen Pelinku, Zihni Berati, Gjyzepina Kosturi, Haxhi Tafaj, Zeqir Agolli, dhe plotë 150 artistë të tjerë që në vitet që pasuan e ngritën operën shqiptare në nivele të larta artistike, krahasuar edhe me shtetet evropiane, që kishin një traditë qindravjeçare të muzikës operistike”
Drejtore e TKOB Abigeila Voshtina (Foto nga instagrami)
Dirigjenti Jacopo Sipari di Pescasseroli (Foto nga instagrami i TKOB)
Opera e parë e vënë në skenën shqiptare është “Rusalka” e kompozitorit Dargomyzhsky. Kjo vepër u shfaq për publikun më datë 27 nëntor të vitit 1953, nga orkestra, kori, solistët dhe baleti i Filarmonisë së Tiranës, e cila konsiderohet si dita e themelimit të institucionit të Teatrit të Operas dhe Baletit në Shqipëri. Kjo datë hyri në historinë e këtij Teatrit, si dita e themelimit të këtij institucioni. Ndërsa opera e parë shqiptare është opera “Mrika” e kompozitorit Prenk Jakova. Sipas muzikologut dhe akademikut Vasil Tole, kjo vepër është vënë në skenë pesë vjet më pas, në qytetin e Shkodrës. “5 vjet më pas, po në nëntor 1958, kompozitori Prenk Jakova do të krijonte dhe vinte në skenën e Shkodrës operan “Mrika”, të parën opera shqiptare”, shkruar Tole. Vënia në skenë e këtyre dy veprave janë dy datat historike të fillimit të operistikës në Shqipëri.
Vepra "Mrika" ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenkë Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e cila u vu në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës. Nga opera “Mrika” në 1959 e Prenk Jakovës e baleti “Halili dhe Hajria” në vitin 1963, trupa e Teatrit, gdhendi vit pas viti historinë e muzikës e kërcimit klasik me repertor vendas e të huaj. Kjo plejadë artistësh ndihmoi në krijimin e brezave të rinj, të këngëtarëve lirikë, kompozitorëve, balerinëve, skenografëve e kostumografëve, duke ngritur vit pas viti, një shkollë të Operës shqiptare brenda Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Sava Lena