Foto nga Chinadaily
Një koncert për 90-vjetorin e ditëlindjes së kompozitorit polak Krzysztof Penderecki u mbajt të dielën në Sallën e Koncerteve Xinghai në Guangzhou, të provincës Guangdong.
I konsideruar si një nga muzikantët kryesorë dhe më të dalluar të gjeneratës së tij, Penderecki vdiq në Krakov, Poloni, më 29 mars 2020, në moshën 86-vjeçare. Trashëgimia e tij përfshin mbi 100 kompozime, si koncerte, pjesë orkestrale dhe kamerale, simfoni, pjesë korale dhe opera.
Në koncertin, In Memoriam: Krzysztof Penderecki në moshën 90-vjeçare, tre pjesë nga Penderecki u luajtën nga Orkestra Simfonike e Guangzhou-t nën drejtimin e dirigjentit Huang Yi, i cili drejtoi orkestrën në vend të dirigjentit veteran Yu Long.
"Kompozitori ishte një mik i vjetër, me të cilin performuam për herë të parë në vitin 2000. Ai ka ardhur tetë herë në Sallën e Koncerteve Xinghai nga viti 2004 deri në 2017 për shtatë koncerte me Orkestrën Simfonike të Guangzhou-t" tha Chen Qing, kreu i Orkestrës Simfonike të Guangzhou-t.
Vetë Chen që interpretoi në concert u shpreh "Kam qenë shumë i nderuar të performoj këtë version më 16 maj 2009, në këtë sallë koncertesh, që ishte premiera e versionit në Kinë. Nuk do të harroj kurrë që kompozitori ishte dhe dirigjent atë natë”.
Në koncert u shfaq edhe Simfonia nr 6 (Poezi kineze) e kompozitorit për bariton dhe orkestër, e cila pati premierën botërore në vitin 2017 nga Orkestra Simfonike e Guangzhou-t nën drejtimin e dirigjentit Yu Long. Baritoni Thomas Bauer performoi në koncertin e së dielës.
I bashkëorganizuar nga Orkestra Simfonike e Guangzhou-t dhe Orkestra Filarmonike e Dresdenit, koncerti pati në repertorin e tij tetë këngë të bazuara në poema të lashta kineze, duke përfshirë Zhang Ruoxu, Li Bai dhe Du Fu. Kompozitorit iu desh të punonte nga viti 2008 deri në 2017 për të përfunduar këto pjesë. Pas premierës së tij në Guangzhou, ai pati dhe premierën gjermane si pjesë e rezidencës sezonale të Penderecki-t me Orkestrën Filarmonike të Dresdenit në 2018.
"Ai bëri vizita të shumta në Kinë që nga fundi i viteve 1990. Ai bashkoi instrumentet muzikore tradicionale kineze, si erhu (fyell kinez), në këtë muzikë," thotë Chen. "Ishte pjesa e fundit që Penderecki mbaroi së shkruari. Në mes, ai shkroi edhe simfoninë e tij të shtatë dhe të tetë."
Chen thotë gjithashtu se pjesa është botuar nga shtëpia botuese Schott, një nga botuesit më të vjetër të muzikës gjermane.
"Në faqen e titullit, një rresht thoshte se 'muzika u shfaq premierë nga Orkestra Simfonike e Guangzhou-t, dirigjenti Yu Long dhe baritoni Yuan Chenye'. Ne jemi shumë krenarë," thotë Chen.
Foto nga Chinadaily
Pjesa që zgjati rreth 25 minuta është në kontrast me simfonitë e tij të mëparshme. Penderecki e deklaroi këtë si lamtumirën e tij me zhanrin simfonik.
"Kam kaluar dekada duke kërkuar dhe zbuluar tinguj të rinj. Gjithashtu kam studiuar nga afër format, stilet dhe harmonitë e epokave të kaluara. Vazhdoj t'u përmbahem të dy parimeve... prodhimi im aktual krijues është një sintezë," ka thënë kompozitori.
Një tjetër moment kryesor i koncertit të së dielës ishte Koncerti i Dyfishtë për Violinë, Violë dhe Orkestër, me Julian Rachlin në violinë dhe Sarah McElravy në violë.
Në vitin 2012, ai u shfaq premierë në Musikverein të Vjenës me Orkestrën Simfonike të Radios Bavareze të drejtuar nga Mariss Jansons, duke shfaqur Rachlin në violë.
"Isha shumë me fat që isha një mik i ngushtë i Penderecki-t, i cili ishte një njeri i mrekullueshëm, i sjellshëm, i ngrohtë dhe i fortë. Ai e dinte saktësisht se çfarë donte për muzikën e tij," tha Rachlin në Guangzhou para koncertit, duke shtuar se ai u takua për herë të pare me kompozitorin e njohur polak në vitin 2000.
"Një herë i kërkova të shkruante një koncert për violinë dhe violë. Jo shumë kompozitorë shkruajnë për violë. Ai më sugjeroi që të mësoja pjesët e tij për violë në fillim. Më pas kalova 12 vjet duke mësuar dhe luajtur të gjithë muzikën e tij për violë", thotë Rachlin. i cili luajti në premierën e Sextet-it të Penderecki-t për Klarinetë, Horn, Violinë, Viola, Cello dhe Piano në 2000.
Më vonë, Penderecki shkroi dhe i kushtoi dy pjesë Rachlin-it, Koncertin e Dyfishtë për Violinë dhe Orkestër dhe Ciaccona për Violinë dhe Violë.
"Kompozitori e kuptoi gamën dhe tingujt e violës. Nuk mund të mendojmë për një zgjedhje më të mirë se ky koncert i dyfishtë. Kjo pjesë është shumë domethënëse për ne," thotë McElravy, e cila është gruaja e Rachlin. Koncerti në Guangzhou të dielën ishte performanca e saj debutuese në Kinë.