foto nga VCG
Forumi mbi Burimet Natyrore dhe Qytetërimin Ekologjik nisi të hënën në qytetin Huzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore.
Ministri i Burimeve Natyrore Wang Guanghua tha në forum se nëpërmjet kontrollit të rreptë të bonifikimit të detit, është siguruar një normë natyrore e ruajtjes së bregdetit jo më pak se 35 për qind.
foto nga VCG
Ministria ka mbështetur gjithashtu zhvillimin e energjisë së pastër, si energjia fotovoltaike dhe energjia e erës, për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave të vendit për të arritur kulmin e lëshimeve të dioksidit të karbonit deri më 2030 dhe për të arritur asnjanësimin e karbonit brenda vitit 2060, tha Wang.
Sipas ministrit, Kina ka organizuar e zbatuar një projekt të integruar mbrojtjeje dhe restaurimi që përfshin malet, lumenjtë, pyjet, fushat, liqenet, kullotat dhe rërën, me zonën të përgjithshme të trajtuar që ka arritur rreth 5.33 milionë hektarë në vitet e fundit.
foto nga VCG
Në të njëjtën kohë, është kryer restaurimi ekologjik i rreth 290 000 hektarëve miniera të braktisura, janë rinovuar dhe restauruar 2 000 kilometra vijë bregdetare e janë restauruar rreth 40 000 hektarë laguna bregdetare, tha Wang, duke shtuar që Kina është bërë një nga vendet e pakta në botë që ka pasur rritje të zonës së rizoforeve.
Zona e përdorimit të trojeve të ndërtimit për njësi të prodhimit të brendshëm bruto në Kinë ra me 18.9 për qind vjet në krahasim vitin 2017, falë punës së bërë për të kursyer burimet dhe për të mbrojtur ekologjinë natyrore të vendit, shtoi ministri. (Artan)