foto nga VCG
Qysh nga 1 dhjetori, Kina ka zbatuar një politikë të njëanshme të hyrjes pa viza për gjashtë vende, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Spanjën dhe Malajzinë. Kur iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me këtë të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha se zbatimi i kësaj politike ka arritur rezultate pozitive dhe në të ardhmen Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës do të vazhdojë të optimizojë politikën e vizave.
foto nga VCG
Sipas statistikave nga Administrata Kombëtare e Imigracionit, numri i njerëzve që hynë në Kinë nga vendet përkatëse vazhdoi të rritet nga 1 deri më 3 dhjetor. Gjithsej afro 18 000 shtetas nga këto gjashtë vende hynë në Kinë dhe numri mesatar ditor i hyrjeve u rrit me 39 % krahasuar me 30 nëntorin. Ndërmjet tyre, rreth 7 000 veta erdhën në Kinë falë heqjes së vizave, duke përbërë 39 % të numrit të përgjithshëm të mbërritjeve nga gjashtë vendet.
foto nga VCG
Lidhur me këtë. Wang Wenbin tha: "Kjo tregon plotësisht se politika e heqjes së njëanshme të vizave ka sjellë me të vërtetë lehtësi për shtetasit e gjashtë vendeve. Në hapin e ardhshëm, Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të optimizojë politikën e vizave, të krijojë në mënyrë aktive kushte të favorshme dhe të ofrojë më shumë lehtësi për qarkullimin e lirshëm të personelit kinez dhe të huaj.” (Fang Xiaoyu/Artan)