Zyrtari: Kina, e aftë të përballet me rreziqet e ndryshme financiare
2023-12-04 16:42:12

foto nga VCG

foto nga VCG

Autoritetet kineze janë të bindura se Kina është në pozitë të mirë për të forcuar gjallërinë ekonomike dhe në gjendje të përballet me rreziqet dhe sfidat e ndryshme financiare, falë themeleve të forta afatgjata.

Kreu i Administratës Kombëtare të Regullimit Financier (NAFR) Li Junze tha në një intervistë për "Xinhua" se elasticiteti i ekonomisë së vendit, potenciali i madh, gjallëria e fortë dhe themelet e shëndosha mbeten të pandryshuara. Këto, theksoi ai, ofrojnë besimin, garancinë e mbështetjen më të madhe për të parandaluar e eliminuar rreziqet financiare.

Aktualisht, sektori financiar i Kinës po funksionon mirë dhe po dëshmon një qëndrueshmëri të fortë të përgjithshme ndaj rreziqeve, shtoi më tej Li.  Sipas të dhënave zyrtare, norma e kredive të këqija të bankave tregtare ishte 1.61 për qind në fund të tremujorit të tretë, ndërsa norma e fondeve për mbulimin e këtyre kredive, një masë mbështetjeje kundër rreziqeve financiare, ishte 207.89 për qind. Të dy këto shifra ishin brenda një sfere të arsyeshme, tha ai.

foto nga VCG

foto nga VCG

Autoritetet do të vijojnë të fokusohen te reformat e përmirësimi i masave "çrrezikuese" për institucionet financiare të vogla e të mesme, tha Li, duke theksuar rëndësinë e masave të sakta, si planet e shmangies së rrezikut për krahina a banka të veçanta. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas tij, nevojiten përpjekje për të nxitur optimizimin e strukturës së institucioneve bankare të vogla e të mesme dhe për të orientuar përputhjen e institucioneve të menaxhimit të pasurive dhe institucioneve jobankare me pozicionin thelbësor të tyre dhe për të zhvilluar segmentet e tyre të veçanta. (Artan)