Pekin, mbahet seminari "Përkujtimi i 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut"
2023-12-04 16:37:00

foto nga CHINA DAILY

foto nga CHINA DAILY

Shoqëria Kineze për Studimin e të Drejtave të Njeriut mbajti të hënën në Pekin një seminar me titull "Përkujtimi i 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut"  . Më shumë se 70 veta morën pjesë në këtë seminar, duke përfshirë drejtues të organeve qendrore dhe departamenteve shtetërore, si edhe të medias, ekspertë dhe studiues të fushës së të drejtave të njeriut dhe përfaqësues të organizatave shoqërore.

 Nënkryetari i Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe kryetari i Shoqatës Kineze për Studimin e të Drejtave të Njeriut, Padma Choling, vuri në dukje se 75 vjet më parë, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut vendosi një konsensus bazë për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në 75 vitet e fundit, Kina ka qenë gjithmonë një kontribuuese  e mençurisë, mbrojtëse aktive dhe praktikuese e vendosur e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Arritjet historike të Kinës në të drejtat e njeriut kanë ofruar zgjidhjen kineze për të çuar përpara frymën e këtij dokumenti. 

Nënkryetari i këshillit të katërt të Shoqatës Kineze për Studimin e të Drejtave të Njeriut Xu Xianming, njëkohësisht anëtar i Komitetit të Përhershëm të  legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe nënkryetar i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Gjyqësorit, beson se të mbrosh të drejtat e njeriut do të thotë respektim dhe mbrojtje e të drejtave njerëzore. Kuptimi i vërtetë i qeverisjes sipas ligjit qëndron në të drejtat e njeriut. Qëllimi themelor i qeverisjes gjithëpërfshirëse të vendit sipas ligjit është respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. 

 Zhang Wenxian, anëtar i grupit drejtues të Partisë dhe drejtor i Shoqërisë Ligjore të Kinës, u shpreh se Nisma e Sigurisë Globale dhe Nisma e Qytetërimit Global të propozuara nga presidenti i Kinës Xi Jinping bazohen në vlerat e përbashkëta dhe kapërcejnë në mënyrë inovative kufizimet e koncepteve të mëparshme të të drejtave të njeriut. Ato jo vetëm që pasqyrojnë konceptin e të drejtave të njeriut të Kinës, por edhe shprehin aspiratën e përbashkët të popujve të të gjitha vendeve të botës, gjë që ka një rëndësi të madhe udhëzuese për ndërtimin e një sistemi ndërkombëtar të qeverisjes së të drejtave të njeriut të drejtë, të arsyeshëm dhe të shëndetshëm. 

Anëtari i Akademisë Kineze të Shkencave Shoqërore Li Lin beson se pikëpamja e Kinës bashkëkohore për të drejtat e njeriut i trajton njerëzit si subjekt dhe qendër e të drejtave të njeriut, i përmbahet kombinimit të "fokusit parësor" të të drejtave të njeriut dhe " zhvillim gjithëpërfshirës", zhvillon në mënyrë inovative teorinë e subjektit të të drejtave të njeriut në botë dhe pasuron e përmirëson objektin e të drejtave të njeriut në botë. Teoria ka promovuar inovacionin e teorisë ndërkombëtare të vlerës së të drejtave të njeriut dhe ka ofruar përvojën kineze për zhvillimin e kauzës botërore të të drejtave të njeriut. 

 Producenti i Grupit Mediatik të Kinës Lv Tao mendon se tregimi i mirë i historive të të drejtave të njeriut kërkon kthimin në thelbin e të drejtave të njeriut, forcimin e besimit të Kinës në të drejtat e njeriut mbi bazën e trashëgimisë së qytetërimit kinez. Sipas tij, diskutimi lidhur me të drejtat e njeriut duhet të fillojë nga çështja nëse përmbushen nevojat e njerëzve, nëse ruhet dinjiteti, nëse garantohen liritë dhe nëse zbatohen aspekte të tjera. Ky është thelbi i konceptit kinez të të drejtave të njeriut, që vë njerëzit në qendër. 

 Përfaqësuesit në takim zhvilluan diskutime të thelluara për tema si mbrojtja ligjore e të drejtave të njeriut, mbrojtja e të drejtave të njeriut të grupeve të veçanta, vlerat e përbashkëta të të gjithë njerëzimit dhe qeverisja globale e të drejtave të njeriut, duke arritur konsensus të gjerë. (Fang Xiaoyu/Artan)