Xi Jinping inspektoi qytetin e Shangait / foto nga CMG
Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi se duhet të shpejtohet kthimi i Shangait në një metropol ndërkombëtar modern socialist ndërmjet fokusimit në ndërtimin e pesë qendrave ndërkombëtare: ekonomike, financiare, tregtare, të lundrimit dhe të novacionit tekniko-shkencor.
Kreu i shtetit kinez i tha këto gjatë një inspektimi në metropolin e Kinës Lindore nga e marta deri të shtunën.
Gjatë inspektimit, Xi theksoi nevojën që Shangai të zbatojë plotësisht konceptin e ri të zhvillimit dhe rëndësinë që ka përqendrimi te nxitja e zhvillimit me cilësi të lartë dhe e krijimit të një modeli të ri zhvillimi.
Ai vuri në dukje po ashtu rëndësinë e inovacionit teknologjik si udhërrëfyes, të Reformës dhe Hapjes si forcë nxitëse, të strategjive kryesore kombëtare si orientuese dhe të modernizimit të qeverisjes urbane si garanci.
Xi Jinping inspektoi qytetin e Shangait / foto nga Xinhua
Të premten në mëngjes, Xi dëgjoi gjithashtu raportin mbi punën e Komitetit të PKK-së të qytetit të Shangait dhe të bashkisë së Shangait.
Ai u tha zyrtarëve se përshpejtimi i ndërtimit të "pesë qendrave" është një mision i rëndësishëm që i ka besuar Komiteti Qendror i PKK-së Shangait, i cili duhet ta ketë këtë mision si drejtim kryesor të zhvillimit.
Xi Jinping inspektoi qytetin e Shangait / foto nga Xinhua
Xi nxiti përpjekjet për ta bërë Shangain "një qytet për popullin," duke bërë thirrje për mobilizimin plotësisht të entuziazmit, frymës së iniciativës dhe aftësisë krijuese të popullit dhe për integrimin e demokracisë popullore në mbarë procesin në modernizimin e qeverisjes urbane.
Presidenti kinez bëri thirrje gjithashtu për përpjekje për të forcuar fuqinë kulturore të butë të vendit dhe theksoi nevojën e ruajtjes së udhëheqjes së Partisë. (Wang Lei/ Artan)