Euro 2024, Shqipëria në grupin B bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë
2023-12-04 10:37:25

Short i vështirë për Shqipërinë i hedhur në Hamburg për Euro 2024. Ai e ka vendosur ekipin kuqezi në grupin B.

Përballë Shqipërisë do të jenë tre skuadra elitare, dy kampione bote dhe një nënkampione bote. Bëhet fjalë për Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, njofton “RTSH”.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, tha se grupi është i vështirë.

“Do ta provojmë! Është një sfidë e bukur”,- u shpreh ai.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, deklaroi: “Uroj dhe vazhdojmë të besojmë që do të kalojmë grupin”.

Deklarata e tij u konsiderua si një objektiv për ekipin. (Fatosi)