Foto nga Changqing Oilfield
Fusha nafte Changqing, një degë e “PetroChina”, ka zbuluar një fushë nafte në shkallë të gjerë, të ruajtur mirë me rezerva gjeologjike prej mbi 100 milionë tonë në Hongde, konteja Huanxian në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore, njofton “CGTN”.
Fusha e naftës Hongde, që ndodhet në rajonin perëndimor të pellgut të Ordos, ka kushte jashtëzakonisht komplekse gjeologjike.
Me ndihmën e teknologjisë sizmike 3D, fusha nafte Changqing ka kërkuar rezerva strukturore të naftës në zonë që nga qershori 2021.
Ajo ka zhbllokuar rrjedhat e naftës industriale me rendiment të lartë në 23 puse, nga të cilat tre kanë një prodhim ditor nafte prej më shumë se 100 tonë, deklaroi Niu Xiaobing, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i kompanisë “Changqing Oilfield”.
Deri më tani, fusha e naftës Changqing ka gjetur rezerva të provuara nafte prej 50.24 milionë tonë dhe rezerva të vlerësuara nafte prej 56.2 milionë tonë në zonë, tha Niu.
“Aktualisht, prodhimi ditor i naftës së papërpunuar i fushës së re të naftës ka arritur në 504 tonë dhe rezervat e zbuluara të naftës kanë formuar një kapacitet prodhimi të naftës bruto prej 500.000 tonësh në vit”,- tha Niu. (Fatosi)