Hartohet plani i masave për vitin 2024 për Parkun Arkeologjik të Antigonesë
2023-12-03 18:44:23

Antigoneja (Foto Rtsh)

Antigoneja (Foto Rtsh)

Në Parkun Arkeologjik të Antigonesë është hartuar një plan masash për një mbarëvajtje më të mirë të sezonit turistik për vitin 2024, shkruan “RTSH”.

Sipas drejtorit të këtij parku, Shkëlqim Guçe, do të ketë edhe projekte infrastrukturore me qëllim aksesueshmërinë dhe krijimin e sa më shumë lehtësive për vizitorët që frenkuentojnë këtë sit.

Në projektet e vitit të ardhshëm do të jetë edhe promovimi përmes agjencive turistike, aksesueshmërisë si dhe ndërhyrjet në infrastrukturë. (Irma)