Nëntori është muaji i presidencës së Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe kjo vjen në një kohë vendimtare pasi është një mundësi më tepër për të shfaqur pozicionin e saj për një plagë të hapur që është situata në Gaza. Dhe kështu ka ndodhur, delegatët kinezë në çdo rast kanë treguar qartë se ku qendron vendi i tyre, dhe kjo ka qenë statike që në ditët e para të kësaj situate tragjike. Lidershipi i Kinës ka bërë një thirrje të qartë për ndihmë humanitare, për të ndaluar dhunën dhe për të parandaluar përhapjen e konfliktit. Çështja është padyshim komplekse dhe qëllimi i përbashkët duhet të jetë arritja e një armëpushimi për të parandaluar viktima të tjera.
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi(qendër) drejton një mbledhje të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi çështjen palestinezo-izraelite(Foto: MPJ)
Wang Yi takohet me homologët e vendeve arabe dhe islamike(Foto:MPJ)
Nevoja imediate është rruga për një zgjidhje me dy shtete, e cila kërkon një plan kohor dhe udhërrëfyes për zbatimin. Kina ka theksuar nevojën për një bashkëpunim ndërkombëtar që të bashkojë të gjitha palët e interesuara për të zgjidhur konfliktin. Ky konflikt ka shkaktuar një tragjedi humanitare dhe ka rezultuar në viktima të shumta civile. Si rezultat, komuniteti ndërkombëtar kërkon nga OKB-ja që të ndërmarrë veprime të forta dhe të përmbushë përgjegjësitë e veta. Kina, që mban presidencën e nëntorit të Këshillit të Sigurimit, e ka prioritizuar konfliktin palestinezo-izraelit si çështjen më urgjente. Nën presidencën e Kinës, u iniciua një takim i nivelit të lartë, ku morën pjesë ministra të jashtëm dhe përfaqësues nga rreth 20 vende.
Letër në OKB nga Presidenti i Kinës
Më 29 nëntor, Presidenti kinez Xi Jinping përshëndeti një takim të OKB-së për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez. Mesazhi i Xi theksoi rëndësinë e sigurisë së përbashkët për arritjen e sigurisë së qëndrueshme, duke përmendur konfliktin palestinezo-izraelit si shembull kryesor. Xi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të adresuar konfliktin Palestinë-Izrael. Ai i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të lehtësojë një armëpushim, të sigurojë jetën e civilëve dhe të parandalojë një fatkeqësi humanitare. Xi inkurajoi gjithashtu rifillimin e bisedimeve të paqes dhe rivendosjen e të drejtës së popullit palestinez për shtetësi dhe mbijetesë.
Xi tha se Kina ka mbështetur gjithmonë kauzën e drejtë të popullit palestinez për të rifituar të drejtat e tyre kombëtare. Prej kohësh nga Pekini zyrtar është përsëritur mbështetja e fortë për popullin palestinez në kërkimin e tyre për të drejtat e ligjshme kombëtare. Krijimi i një shteti të pavarur palestinez, pa ndërhyrje të jashtme dhe i vendosur në kufijtë e vitit 1967 me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet, shihet si zgjidhja e vetme e mundshme për çështjen palestineze nga numri një i politikëbërjes kineze.
Presidenti kinez Xi Jinping në mbledhje të posaçme të BRICS-it mbi çështjen palestinezo-izraelite(Foto:Xinhua)
Adresimi i nevojave ekonomike dhe rritja e standardit të jetesës së popullit palestinez, krahas rritjes së zhvillimit dhe ndihmës humanitare për Palestinën, është me rëndësi të madhe. Për më tepër, komuniteti global duhet të ruajë përkushtimin e tij ndaj negociatave të paqes dhe të përpiqet drejt organizimit të një konference ndërkombëtare paqeje, më autoritative sa më shpejt të jetë e mundur.
Kina ka paraqitur Iniciativën e Sigurisë Globale, e cila mbron zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe konsultimit dhe do të vazhdojë të mbështesë drejtësinë për popullin palestinez, të promovojë bisedimet e paqes dhe të ofrojë ndihmë humanitare dhe zhvillimore. Xi u zotua të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të ndërtuar konsensus global për promovimin e paqes, për ta rikthyer çështjen palestineze në rrugën e duhur.
“Mësimet e hidhura të ciklit të konfliktit Palestinë-Izrael tregojnë plotësisht se vetëm duke mbështetur konceptin e sigurisë së përbashkët mund të arrihet siguria e qëndrueshme” u shpreh presidenti i Kinës.
Kryediplomati kinez dhe Këshilli i Sigurimit
Në mes të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi ka bërë thirrje që të mbizotërojë arsyeja dhe mençuria në ndjekjen e paqes. Duke shprehur shqetësimin për numrin e madh të jetëve të pafajshme që janë humbur dhe krizën e paprecedentë humanitare, Wang i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që t'i japë përparësi perspektivave politike të një zgjidhjeje me dy shtete dhe të ndërmarrë veprime të përgjegjshme dhe kuptimplota për ta çuar përpara.
Ministri i Jashtëm kinez prezantoi propozimin e Kinës me pesë pika për zgjidhjen e konfliktit Palestinë-Izrael gjatë një takimi të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Propozimi mbulon një armëpushim gjithëpërfshirës, mbrojtjen e civilëve, ndihmën humanitare, ndërmjetësimin diplomatik dhe sigurimin e një zgjidhjeje politike.
Mes konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, ministri Wang ka bërë thirrje me besim që të mbizotërojë arsyeja dhe mençuria në ndjekjen e paqes. Duke shprehur shqetësimin për numrin e madh të jetëve të humbura dhe krizën e paprecedentë humanitare, Wang i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që t'i japë përparësi perspektivave politike të një zgjidhjeje me dy shtete dhe të ndërmarrë veprime të përgjegjshme dhe kuptimplota për ta çuar përpara atë. Kina propozon një armëpushim gjithëpërfshirës dhe zbatim të menjëhershëm të rezolutave të Këshillit të Sigurimit për t'i dhënë fund konfliktit.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në mbledhje të Këshillit të Sigurimit(Foto:VCG)
Është e domosdoshme të ndalet çdo sulm i dhunshëm kundër civilëve, çdo shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të shmangen sulmet ndaj objekteve civile. Këshilli i Sigurimit duhet të dërgojë më tej një mesazh të qartë duke kundërshtuar transferimin e detyruar të popullatës civile palestineze.
Sigurimi i ndihmës humanitare, ku të gjitha palët duhet të respektojnë rezolutat e OKB-së, të krijojnë korridore humanitare, të rrisin ndihmën, të përmirësojnë situatën humanitare, të mbështesin rolin koordinues të OKB-së në ndihmën humanitare dhe të përgatiten për rindërtimin pas konfliktit.
Rritja e ndërmjetësimit diplomatik, ku Këshilli i Sigurimit duhet të përdorë mandatin e tij për të kërkuar përmbajtje nga palët në konflikt dhe për të ruajtur paqen në Lindjen e Mesme. Ai duhet të mbështesë organizatat rajonale` Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe të inkurajojë vendet me ndikim që të luajnë një rol konstruktiv në ndaljen dhe përshkallëzimin e krizës.
Duke publikuar dokumentin e pozicionit, duke kryesuar takimin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara çështjen palestinezo-izraelite dhe duke u angazhuar në ndërmjetësimin diplomatik me ministrat e jashtëm arabë dhe myslimanë, Kina nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të shfrytëzuar çdo mundësi për të promovuar një armëpushim, thanë analistët. Gjithmonë nga Pekini është vënë në dukje se çdo hap i vogël drejt paqes do të ishte i favorshëm për deskalimin e konfliktit.
Së fundmi, Kina ka shprehur vazhdimisht pikëpamjet e saj për çështjen palestineze në raste dhe kohë të ndryshme. Në këto ditë të përgjakshme për popullin palestinez, këto pikëpamje janë konsoliduar dhe shpjeguar sistematikisht nga pala kineze, e cila fokusohet jo vetëm në situatën aktuale, por edhe në të ardhmen dhe zgjidhjet afatgjata të çështjes. Vendet nga mbarë bota shprehin mirënjohje për Kinën për mbështetjen morale ndaj Palestinës dhe përpjekjet e saj për paqen rajonale. Duhet vlerësuar në fakt qëndrimi statik i Kinës për paqen, drejtësinë, dhe qasjen ndaj korrektësisë historike.
Gaza në luftë(Foto:VCG)
Për pak ditë, dukej sikur kishte dritë në fund të tunelit tragjik në Gaza, dhe shpresa madhore ishte se armëpushimi i përkohshëm do të ishte hapi i parë drejt paqes, duke synuar një armëpushim gjithëpërfshirës dhe jo një kthim në makabritet, por kjo zgjati vetëm 7 ditë. Palestinezët po përpiqen të mbijetojnë dhe presin një fund të këtij konflikti; ata nuk kanë kohë për lojëra gjeopolitike, por me sytë nga komuniteti ndërkombëtar, lusin që shpresat e pakta për paqen të mos shuhen nën rrënojat e Gazës së sotme.
Dr. Marsela Musabelliu