Kryeministri i Kubës Manuel Marrero Cruz dha një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës (CMG).
Ai vlerëson Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) për hapjen dhe gjithëpërfshirjen e saj. Sipas tij, në gjashtë vitet e saj që nga krijimi, ekspozita ka arritur rezultate të frytshme. Kryeministri kuban vë në dukje se çdo vend mund të gjejë mundësi në CIIE, duke besuar se përvoja e zhvillimit të Kinës ia vlen të mësohet nga Kuba. Ai shprehet se Kina kurrë nuk ka ndërtuar mure të larta dhe se hapja dhe vizioni global i saj i kanë sjellë mundësi vendeve të "Jugut" të botës.
Cruz gjithashtu thekson në intervistë se turizmi është një ndër strategjitë kryesore të zhvillimit social dhe ekonomik të Kubës, e cila ka potenciale të mëdha në këtë fushë. Sipas tij, Kuba i mirëpret turistët kinezë. (Li Huailiang/Edmond)