Kina, e gatshme të punojë me të gjitha palët për të ndërtuar një botë të pastër dhe të bukur
2023-12-02 17:14:43

Si një vend kryesor përgjegjës në zhvillim, Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të ndërtuar një botë të pastër dhe të bukur, tha të premten zv.kryeministri kinez Ding Xuexiang.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Ding, përfaqësuesi i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, i bëri këto komente në Samitin Botëror të Veprimit Klimatik në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai theksoi se njerëzimi ndan një fat të përbashkët përballë sfidave të ndryshimeve klimatike dhe të gjitha palët duhet të forcojnë së bashku vendosmërinë dhe aftësinë e tyre për t’i trajtuar.

Ai bëri një propozim me tre pika:

Së pari, palët duhet të praktikojnë multilateralizmin, të respektojnë qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Konventën Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshjen e Parisit, të rrisin solidaritetin dhe bashkëpunimin dhe të arrijnë përfitime reciproke;

Së dyti, palët duhet të përshpejtojnë transformimin e gjelbër, të rrisin përqindjen e energjisë së rinovueshme, të përmirësojnë efikasitetin e përdorimit të energjisë tradicionale më mënyrë të pastër, me karbon të ulët dhe të përshpejtojnë formimin e stileve dhe metodave të jetesës së prodhimit të gjelbër dhe me karbon të ulët;

Së treti, palët duhet të forcojnë zbatimin e veprimeve dhe të respektojnë plotësisht angazhimet ekzistuese. Në veçanti, vendet e zhvilluara duhet të rrisin efektivisht mbështetjen financiare, teknologjike dhe të ndërtimit të kapaciteteve për vendet në zhvillim për ta kthyer vizionin në realitet.

Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, zv.kryeministri tha se Sesioni i 28-të i Konferencës së Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (COP28), e cila do të bëjë vlerësimin e parë global të zbatimit të Marrëveshjes së Parisit, ka një rëndësi të madhe për procesin e ardhshëm të qeverisjes globale të klimës.

Kina është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë OKB-në, për të mbrojtur me vendosmëri parimet, qëllimet dhe kuadrin institucional të vendosur nga sistemi i Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) dhe për të promovuar krijimin e një sistemi së drejtë, të arsyeshëm, bashkëpunues dhe të favorshëm të qeverisjes globale të klimës, tha Ding. (Li Huailiang/Edmond)