Rediana Anaider ne promovimin e librit te saj ( foto personale)
Rediana Anaider e ka filluar karrierën e saj në moshë të vogël, ku shkrimi ishte shpëtimi nga realiteti. E dedikuar dhe me një pasuri të madhe shpirtërore ajo e ka përdorur librin si armën e saj më të fortë.
Anaider ka marrë pjesë në disa ekspozita, si dhe ka marrë pjesë në Panaire ndërkombëtare të artit, midis të cilave mund të veçohet Montreux International Art Gallery 2022 dhe Lausanne International Art Fair 2023.
Artistja ka pasur gjatë këtij viti dy ekspozita personale të suksesshme, përkatësisht në Gjenevë me titullin «Katarsis» dhe në Morges në Galerinë e arteve Linea me titullin «Gjurmët e dashurisë». Tashmë ajo vjen me ekspozitën e saj të tretë personale, të titulluar «Pëshpërima e paqes», për të cilën ndan detaje me Radio Ejani.
CMG: Rediana, si ka nisur kontakti juaj i parë me librin?
Rediana Anaider: Unë kam nisur rrugëtimin herët që në moshën 15-vjeçare dhe nuk më duket një ditë e largët. Në këtë moshë publikova librin “Nuk luaj me detin tim’. Pavarësisht se kam shkruar pa u ndalur, është dashur një kohë e gjatë që të shkruaj botimin e radhës dhe kjo ndodhi pasi shkrova romanin tim ‘Shpella’, në vitin 2020. Ky libër erdhi si një reflektim që bëra në periudhën më të vështirë për mua dhe besoj për të gjithë, që ishte situata e Covid-19.
Rediana Anaider ne ekzpositen e saj ( foto personale)
CMG: Cila është gjëja më e rëndësishme për një shkrimtar në gjykimin tuaj?
Rediana Anaider: Mendoj se për një shkrimtar gjëja më me rëndësi është se ai jeton me letërsinë dhe sigurisht që fjala fle në shpirtin e tij dhe shkrimtari jetën artistike e ka një mision, që duhet medoemos ta përhapë atë mirësi apo energji tek të tjerët. Lexuesit janë miqtë tanë më të mirë.
CMG: Kur e keni botuar librin tuaj të parë dhe cili do të ishte rekomandimi më i përzmemërt për lexuesit?
Rediana Anaider: Vëllimi im i parë ka shumë vite dhe nuk mendoj që gjendet më në librari dhe biblioteka, pasi ka pasur shumë shitje. Ky vëllim ka qenë shumë i veçantë për mua, por unë do rekomandoja romanin ‘Shpellat’, do t’ua sugjeroja pasi jam e sigurt që ky libër do t’iu zgjonte diemsione të paimagjinuara më parë dhe do t’i fuste në një botë ku ndërthuret realja me irealen dhe në këtë kontekst ata do të kënë mundësi edhe të refelektojnë për çështje të rëndësishme dhe aktuale.
CMG: Çfarë mesazhi përcjell ekspozitua juaj ‘Psherëtima e Paqes’ ?
Rediana Anaider: Kjo ekspozitë erdhi në formë të natyrshme. Nuk është ekspozita e parë që unë bëj, kam një eskperiencë të gjatë tashmë, por çdo herë marr emocione të veçanta në secilën prej tyre. Ky titull është vendosur sepse është titulli edhe i njërës prej pikturave të mia. Vjen si një mesazh për paqen kudo në botë.
CMG: Sa vepra keni ekzpozuar?
Rediana Anaider: Në këtë ekspozitë vijnë 10 vepra të ndryshme, të cilat ndahen në tre grupe. Në grupin ballor ku ndodhet piktura më e rëndësihme që mban dhe emrin e ekspozitës dhe në krahun tjetër vijnë pikturat Blu dhe më pas Muri i pikturave të bardha, të cilat sjellin si mesazh dashurinë dhe paqen. Jam munduar që të sjell diversitet në stilin dhe teknikat që unë përdor.
CMG: Çfarë ju udhëheq në jetë, një mesazh që do ta ndanit me lexuesit?
Rediana Anaider: Duajeni veten pasi në formë magjike do t’iu vijnë mirësitë në jetë. Ne tërheqim rreth vetes çdo mendim që kemi për jetën.
Intervistoi:Megi Latifi