Dita Arbëreshe (Foto Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme)
Elsa Lila & Ardit Gjebrea (Foto nga instagrami)
Elsa Lila dhe Ardit Gjerbrea bëhen bashkë pas shumë vitesh, në koncertin e mbajtur për Samitin e Diasporës në kuadër të Ditës Arbëreshe. Kantautori Ardit Gjebrea, një prej figurave të dashura në ekranet shqiptare, prej vitesh realizon një nga programeve më të ndjekura në vend “E diela shqiptare” në televizionin kombëtar Klan, por gjithashtu është edhe krijuesi i festivalit “Kënga Magjike”. Gjebrea edhe pse mbetet një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar që në fillim të viteve ’90, kohët e fundit është ngjitur rallë në skenë si këngëtar. Ardit Gjerbrea bashkë me artisten Elsa Lila interpretuan në duet këngë të njohura arbëreshe gjatë Samitit të Diasporës.
Veprimtaria u zhvillua në kuadër të Ditës Arbëreshe, që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Nën ritmet e këngës “Moj e bukura more”, Ardit Gjebrea e shoqëroi gjatë kësaj mbrëmje Elsa Lilën në piano, por edhe ka kënduar bashkë me të. Ishte një performancë drithëruese për publikun që e ndoqi drejtëpërsëdrejti në sallë, duke kënduar bashkë me artistët e tjerë shqiptarë.
Dy artistët perfomancën plot emocion në Ditën Arbëreshe në Tiranë.
Ardit Gjebrea & Elsa Lila (Foto nga instagrami)
Artistët shqiptarë (Foto nga instagrami)
Ardit Gjebrea i ulur në piano interpretoi bashkë me këngëtaren Elsa Lila, duke sjellë performancën më të bukur në skenë. Ka qenë artistja Elsa Lila që e ka bindur Gjebrean që ta shoqëronte në piano në Samitin e Diasporës në kuadër të Ditës Arbëreshe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në atë skenë janë shënuar fillimet e karrierës së Elsa Lilës, çmimet e para, duartrokitjet e ngrohta të publikut, si dhe sukseset. Samiti u hap me himnin e flamurit nëpërmjet një videoje, në interpretimin e artistëve të mirënjohur të skenës Ardit Gjebrea, artisti Ermal Meta, tenori Saimir Pirgu, Arbëreshët e Italisë, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit dhe Artistët e së ardhmes. Nuk mungoi gjatë këtij samiti edhe trupa artistike e Teatrit të Operas dhe Baletit. Në Ditën Arbëreshe në Tiranë, në Samitin e Diasporës performoi edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare Elhaida Dani, e cila e gjithashtu ngriti sallën në këmbë me këngën "Baresha".
Samiti do të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes dhe të farkëtuar për t’i rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes. Të ftuar në Samitin e 3-të të Diaporës, në agim të 111 vjetorit të Pavarësisë, ishin përfaqësues të lartë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi, Komuna e Preshevës, si dhe Arbëreshë të Italisë.
Sava Lena