Foto nga CMG
Rezervimi i energjisë, veçanërisht rezervizimi i energjisë së pastër, është rruga më e mirë drejt lëshimit të ulët të karbonit. Pak kohë më parë, gjeneratori nr.1 i centralit për rezervimin e hidroenergjisë me anë të pompimit "Fukang" në Xinjiang të Kinës u vu në përdorim. Kjo do të thotë që Kina ka arritur përparim të ri në rezervimin e energjisë së pastër.
Presidenti i Kompanisë së Rezervimit të Hidroenergjisë "Fukang" të Xinjiang-ut, Yan Liangping, u shpreh: “Ky central mund të prodhojë çdo vit 2.6 miliardë kwh energji të re, çka mund të pakësojë përdorimin e 165 mijë tonëve qymyrgur dhe lëshimin e 496 mijë tonëve dioksid karboni".
Foto nga CMG
Centrali "Fukang", që ndodhet në zonë malore, shfrytëzon energji të pastër, si energjia e erës dhe ajo fotovoltaike, për të çuar ujë me anë të pompave nga një rezervuar i poshtëm në një të sipërm për rezervimin e energjisë kur kërkesa për elektricitet është më e vogël, dhe më pas gjeneratorët e çojnë përsëri ujin poshtë për prodhimin e energjisë elektrike kur kërkesa rritet. Kështu plotësohen nevojat për energji elektrike.
Kina ka përcaktuar të ashtuquajturit objektiva të “dy karboneve”, domethënë arritjen e kulmit të lëshimit të karbonit deri më 2030 dhe asnjanësimin e karbonit brenda vitit 2060. Sipas këtij plani ambicioz, Kina po nxit me fuqi të madhe transformimin energjetik dhe zhvillimin e gjelbër.
Studiuesi i laboratorit BRICS pranë Institutit EURISPES në Romë të Italisë, Fabio Massimo Parenti, u shpreh: “Premtimi i Kinës për zhvillimin e gjelbër ka pasur efekte të dukshme. Në energjinë e pastër, pyllëzimin dhe parandalimin e shkretëtirëzimit, Kina po bëhet drejtuese në botë. Tani në Kinë pyllëzimi ka arritur në 24.02 %, lëshimi i karbonit është pakësuar me mbi 35 % dhe është ndërtuar tregu i karbonit dhe sistemi i prodhimit të energjisë së pastër me përmasa më të mëdha në botë."
Kina është gjithmonë një vepruese aktive përballë ndryshimeve klimatike. Zhvillimi i gjelbër është jo vetëm një kërkesë e domosdoshme e modernizimit të stilit kinez, por edhe kontributi i Kinës në përballimin e ndryshimeve të kimës. Prodhimi i energjisë nga burimet e pastra në Kinë, si era, uji dhe dielli, renditen në vendin e parë të botës. Sipas të dhënave përkatëse, në gjashtëmujorin e parë të sivjetshëm, kapaciteti i instaluar i energjisë së ripërtëritshme e kaloi për herë të parë kapacitetin e instaluar të energjisë së prodhuar me anë të qymyrgurit. Ky është një përparim historik.
Foto nga VCG
Drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Zhvillim të Vazhdueshëm, Enriko Ceko, u shpreh: “Kina ngul këmbë në mbrojtjen mjedisore gjatë zhvillimit ekonomik, duke realizuar një balancim mes tyre. Kjo ia vlen të vlerësohet e respektohet nga bota.”
Studiuesi i çështjeve kineze nga Arabia Saudite, Abdulaziz Alshaabani, u shpreh: “Kina e vendos ndërtimin e qytetërimit ekologjik në një pozitë të spikatur në zhvillimin kombëtar dhe nxit në mënyrë tërësore zhvillimin e koordinuar ekonomik, politik, kulturor, shoqëror dhe mjedisor. Kina ka pasur arritje të rëndësishme në ruajtjen e biodiversitetit dhe qeverisjen mjedisore, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen globale të natyrës dhe mjedisit.”
Profesori i asociuar i Fakultetit të Historisë në Universitetin Shtetëror të Kievit, Urusov Volodymyr, thekson: “Mbrojtja e mjedisit ekologjik është mbrojtja e produktivitetit, përmirësimi i mjedisit ekologjik është zhvillimi i produktivitetit. Mjedisi ekologjik dhe zhvillimi ekonomik kanë ndikime te njëri-tjetri dhe e kushtëzojnë njëri-tjetrin."
Kina është një mbrojtëse aktive dhe praktikuese e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballimin e ndryshimeve klimatike. Ajo ka njoftuar formimin e 10 zonave demonstruese me karbon të ulët dhe fillimin e 100 projekteve për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe të më shumë se 200 projekteve të ndihmës për vendet e tjera në këtë drejtim.
Presidenti i nderit i shoqatës rumune CHINARO, Vicentiu Gheorghe, vë në dukje: “Kina premton dhe praktikon seriozisht asnjanësimin e karbonit, ndërton bashkërisht 'Një brez, një rrugë' të gjelbër, nxiti nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit, zhvilloi me sukses konferencën e 15-të të Konventës së Biodiversitetit dhe ka arritur Kornizën pozitive dhe praktike të Biodiversitetit Kunming-Montreal, duke fituar vlerësim të gjerë nga bashkësia ndërkombëtare.”
Foto nga VCG
Në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe do të zhvillohet Konferenca e OKB-së për Ndryshimin e Klimës COP28. Në takimin e liderëve Kinë-ShBA që u zhvillua në San-Francisko, të dy vendet ranë dakord për të bërë përpjekje për zhvillimin me sukses të kësaj konference, duke shpallur krijimin e “grupit të punës për forcimin e veprimit klimatik gjatë viteve '20 të shek. XXI”. Kjo ka krijuar një bazë të mirë për COP28.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Zhvillim të Vazhdueshëm, Enriko Ceko, vëren: “Kina zbaton gjithmonë konceptin e komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit dhe merr pjesë aktive në bashkëpunimin global për mbrojtjen e mjedisit. Në përballimin e ndryshimeve klimatike e të ndotjes detare dhe në mbrojtjen e biodiversitetit, Kina ka zbatuar në mënyrë të përshtatshme detyrat e saj të përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare.” (Jiang Lei)