Ministria e Jashtme kineze publikon "Dokumentin e qëndrimit të Kinës për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit"
2023-11-30 12:16:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të enjten, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës publikoi "Dokumentin e qëndrimit të Kinës për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit".

Në dokument thuhet se raundi i fundit i konfliktit palestinezo-izraelit ka shkaktuar shumë viktima civile dhe ka sjellë një katastrofë të rëndë humanitare.

Sipas Kartës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban përgjegjësinë parësore për mbrojtjen e paqes e të sigurisë ndërkombëtare dhe duhet të luajë një rol aktiv e konstruktiv në problemin palestinezo-izralit. Kina paraqit pesë propozime për zgjidhjen e konfliktit:

Së pari, realizimi i armëpushimit të gjithanshëm. Palët e ndryshme duhet të zbatojnë rezolutat përkatëse të Asamblesë së Përgjithshme dhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të arritur menjëherë një armëpushim të gjatë e të vazhdueshëm.

Së dyti, mbrojtja e civilëve. Duhet të ndalohen të gjitha sulmet e dhunshme ndaj civilëve dhe veprimet që shkelin ligjin humanitar ndërkombëtar, duke shmangur sulmin kundër objekteve civile.

Së treti, sigurimi i ndihmës humanitare. Duhet të krijohen kanale të ndihmës humanitare në Gazë për të siguruar hyrjen e shpejtë, të sigurt, të vazhdueshme e të lirshme të saj, duke parandaluar një katastrofë më të rëndë humanitare.

Së katërti, forcimi i ndërmjetësimit diplomatik. Këshilli i Sigurimit duhet të luajë rolin ndërmjetësues të përcaktuar në Kartën e OKB-së për të mbrojtur paqen e qëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme.

Së pesti, gjetja e një zgjidhjeje politike. Këshilli i Sigurimit duhet të promovojë rifillimin e "zgjidhjes së dy shteteve" dhe të hartojë afatet për realizimin e këtij projekti, për të nxitur arritjen e një zgjidhjeje të gjithanshme, të barabartë e të përhershme. (Fani)