Kina mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit global të zinxhirit të furnizimit dhe inovacionit
2023-11-30 09:51:09

foto nga CFP

Ekspozita e parë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit në Kinë (CISCE) / foto nga CFP

Kina do të vazhdojë të ruajë stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global, ndërsa rrit bashkëpunimin në inovacionin teknologjik.

Zyrtarë, ekspertë dhe të aktorë të brendshëm të industrisë u mblodhën në Ekspozitën e parë Ndërkombëtare të Zinxhirit të Furnizimit në Kinë (CISCE), ekspozita e parë në botë e këtij lloji në nivel kombëtar, e cila mbahet në Pekin nga 28 nëntori deri më 2 dhjetor.

Gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës, përfaqësuesit industrialë dhe tregtarë njoftuan Nismën e Pekinit për Lidhshmërinë e Zinxhirëve Industrialë dhe Furnizues, duke bërë thirrje për ruajtjen e stabilitetit të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global.

Ekspozita e parë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit në Kinë (CISCE) / foto nga CFP

Duke folur përpara aktivitetit, Ren Hongbin, president i Këshillit të Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (CCPIT), tha se Kina është e vendosur të mbështesë aspektin e së mirës publike të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit për të mbështetur plotësisht multilateralizmin.

Ai vuri në dukje se një valë e re e transformimeve shkencore, teknologjike dhe industriale është e pashmangshme dhe kjo do të kërkojë rregullime të mëdha në peizazhin global të inovacionit dhe strukturën ekonomike.

Kina do të vazhdojë të përmirësojë sistemin industrial për të ofruar mbështetje të fortë për funksionimin e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit, tha ai.

Shkalla e industrisë prodhuese të Kinës është renditur në krye në botë për 13 vjet rresht, duke zënë gati 30 për qind të totalit global, sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare. Kjo industri masive e prodhimit çon në kosto relativisht të ulëta dhe efikasitet të lartë në prodhimin e produkteve të ndryshme.

"Tregu kinez luan një rol vendimtar në zinxhirin e furnizimit të industrisë globale",- tha Stefan Hartung, kryetar i bordit të menaxhimit të “Robert Bosch GmbH”, në fjalimin e tij video në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, duke shtuar se kompania e sheh si një platformë për të lehtësuar bashkëpunimin.

Ekspozita e parë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit në Kinë (CISCE) / foto nga CFP

ZHVILLIME INOVATIVE

Në vitet e fundit, Kina ka dëshmuar një zhvillim të shpejtë në zinxhirët industrialë dhe të furnizimit në lidhje me energjinë e pastër dhe automjetet me energji të re, duke paraqitur një potencial të madh për bashkëpunim, sipas ekspertëve të industrisë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Zinxhirit të Furnizimit në Kinë.

"Kërkesa e madhe e tregut të Kinës, e karakterizuar nga personalizimi dhe shpërndarja e shpejtë, po shtyn vazhdimisht përpara risitë në zinxhirët e saj të furnizimit",- tha Xiong Meng, nënkryetar ekzekutiv i Federatës së Ekonomisë Industriale të Kinës.

Kina priti 75 për qind të të gjithë kapacitetit të prodhimit të baterive dhe 90 për qind të prodhimit të anodës dhe elektrolitit, sipas të dhënave të publikuara nga organizata kërkimore “BloombergNEF” vitin e kaluar. Po ashtu, Kina do të mbajë mbi 80 për qind të kapacitetit global të prodhimit të produkteve diellore nga viti 2023 deri në 2026-n, tregoi parashikimi i firmës kërkimore të energjisë “Wood Mackenzie”.

Ekspozita e parë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit në Kinë (CISCE) / foto nga CFP

Tomasz Szypula, president i Federatës Kombëtare të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Polonisë, tha se Kina është një nga tregjet më të mira kur bëhet fjalë për energjinë e pastër dhe se kompanitë polake do të donin të bashkëpunonin me Kinën në teknologjitë e energjisë së pastër, siç janë impiantet e ruajtjes së energjisë, prodhimi i energjisë elektrike nga biomasa dhe fermat me erë.

"Energjia e re është avantazhi më i ndërkombëtarizuar dhe i qëndrueshëm i Kinës",- tha Chris Pereira, CEO i Institutit të Ekosistemit të Amerikës së Veriut, një grup global komunikimi dhe këshillimi.

Pereira beson se bashkëpunimi për zinxhirin e furnizimit pothuajse gjithmonë paraqet mundësi të favorshme, pasi transaksione të tilla i bëjnë të lumtur furnizuesit dhe klientët. Në vazhdim, Pereira tha se është thelbësore që teknologjitë kineze të arrijnë tregje më të gjera në mbarë botën dhe kompania e tij po punon për të kontribuar në këtë mision.

"Unë besoj se Kina ka një zinxhir furnizimi të klasit të parë dhe pres të shoh më shumë shkëmbime globale me teknologjinë e lartë të Kinës në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme",- tha Pereira.