Fshati model që lulëzon pas një fushate dhjetëvjeçare kundër varfërisë
2023-11-28 14:47:28

Një ditë të vonë vjeshte, Long Xianlan, nga fshati Shibadong në prefekturën autonome Xiangxi Tujia-Miao në provincën Hunan, ishte i zënë duke u filmuar për një program për fshatin e tij.

Foto:VCG

Fshati Shibadong(Foto:VCG)

Një grup gazetarësh kishin ardhur nga Laosi në këtë fshat të vogël, të ngujuar në malet Wuling, për të mësuar sekretet e suksesit të Kinës për zbutjen e varfërisë.

Fshati Shibadong konsiderohet si një pikë referimi në përpjekjet e vendit për të reduktuar varfërinë pasi, në vitin 2013, ishte vendi ku u prezantua për herë të parë koncepti i zbutjes së synuar të varfërisë.

Ky nocion pionier fokusohet në përshtatjen e përpjekjeve për zbutjen e varfërisë për individët, kushtet lokale dhe shkaqet rrënjësore të varfërisë.

Që atëherë, programe të tilla janë përhapur nga Hunan në pjesën tjetër të vendit, duke zgjidhur problemin e kahershëm të Kinës të varfërisë absolute.

Long, i cili po luftonte me alkoolizmin një dekadë më parë, e ka parë vetë këtë transformim.

“Nëna ime u martua përsëri pasi babai im vdiq i ri dhe kur motra ime vdiq në një aksident, mendova se jeta ime ishte e dënuar dhe nisa pijen”,- tha ai.

Në vitin 2013, fshati Shibadong kishte një shkallë të frikshme të incidencës së varfërisë prej 57 për qind, me të ardhura mesatare neto për frymë prej 1668 juanë (232 dollarë).

Në janar 2014, komiteti i qarkut Huayuan dërgoi një ekip punëtorësh për zbutjen e varfërisë në fshat. Nën drejtimin e tyre, Long filloi të mësonte bletarinë. Me kalimin e kohës, ai jo vetëm që fitoi eksperiencë, por gjithashtu ndihmoi edhe shumë familje në fshatrat fqinjë të dilnin nga varfëria absolute nëpërmjet bletarisë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Koncepti i zbutjes së synuar të varfërisë ndryshoi si fatin e fshatit ashtu edhe jetën e Long. Sot, ai fiton më shumë se 400.000 juanë në vit. Të ardhurat neto për frymë në Shibadong ishin 23.505 juanë vitin e kaluar.

“Shpresoj që përvoja ime të frymëzojë njerëzit anekënd botës”,- tha ai.

Në vetëm një dekadë, fshati ka përjetuar një transformim të thellë, me ndryshimet më të jashtëzakonshme të dukshme në infrastrukturën e tij.

Shi Laoji kujton se sa sfiduese ishte transportimi i derrave për shitje në të kaluarën.

“Lëvizja e derrave përgjatë shtigjeve të ngushta e të rrëshqitshme malore ishte e rrezikshme”,- tha ai.

Sot, rrugët me baltë të fshatit Shibadong janë zëvendësuar me asfalt dhe shtigje të shtruara me gurë. Po ashtu, pajisjet moderne si telefonat celularë, bankat dhe zyrat postare janë lehtësisht të arritshme.

Në gusht, në prefekturën autonome Xiangxi Tujia-Miao u hap një aeroport, duke u paraqitur fshatarëve si Shi mundësinë e udhëtimit ajror.

Transformimi i fshatit dikur të varfër është i lidhur ngushtë me përparimin e tij industrial.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Shibadong ka investuar në pesë sektorë, përkatësisht në turizëm, ujë burim malor, punë, bujqësi dhe qëndisje Miao. Fshatarët që dikur punonin diku tjetër tani po kthehen të punojnë si udhërrëfyes, të drejtojnë ferma dhe shtëpi, si dhe të angazhohen në transmetim të drejtpërdrejtë për të shitur specialitete bujqësore”,- deklaroi Long Ke, zyrtari politik i fshatit.

Vitin e kaluar, Shibadong priti rreth 532.000 turistë dhe fitoi të ardhura nga turizmi prej 12 milionë juanë.

Sipas Long, ka një ndjenjë në rritje lumturie dhe përmbushjes.

Sot, fshati është bërë gjithashtu një dritare për botën për të kuptuar përpjekjet e Kinës për zbutjen e varfërisë. Gjatë pesë viteve të fundit, ai ka mirëpritur 10 delegacione nga vende të ndryshme, duke përfshirë Spanjën, Namibinë, Vietnamin dhe Filipinet.

“Shpresoj që fshati ynë i vogël të shërbejë si një referencë për vendet dhe njerëzit që aspirojnë të çrrënjosin varfërinë dhe të jetojnë një jetë më të mirë”,- deklaroi Long Xianlan.