Organizhet Forumi i Paqes dhe Miqësisë i Pandës Bath i vitit 2023
2023-11-28 21:33:19

CMG

CMG

Të martën, në qytetin Dujiangyan të provincës Sichuan, u organizua së bashku nga Shoqata e Miqësisë Ndërkombëtare e Kinës dhe Grupi Mediatik i Kinës Forumi i Paqes dhe Miqësisë i Pandës Basi. Nënkryetari i Shoqatës së Miqësisë Ndërkombëtare të Kinës Cheng Guoping dhe zëvendësdrejtorja e Grupit Mediatik të Kinës Xing Bo mbajtën fjalime në forum.

Tema e këtij forumi ishte "Shkëmbimet miqësore, gëzimi i paqes" dhe në të morën pjesë miq të Kinës nga ShBA-ja, Italia, Belgjika, Katari, Maroku, Sri-Lanka etj.

Cheng Guoping

Cheng Guoping tha se ky forum synon për të folur lidhur me legjendën e pandës Basi, një lajmëtare e paqes dhe e miqësisë mes Kinës dhe vendeve të tjera, duke shfaqur thellësisht kulturën paqësore dhe miqësore të Kinës.

Xing Bo

Xing Bo u shpreh se kohët e fundit, presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje gjatë vizitës në San-Francisko të ShBA-së se "panda është ambasadorja e miqësisë mes popullit kinez dhe popullit amerikan". CMG-ja do të shfaqë më shumë histori lidhur me pandat. (Xu Guang)