Aborti selektiv në Shqipëri vijon të mbetet shqetësim
2023-11-28 11:13:33

Bebe (Foto Anabelmagazine)

Aborti selektiv në Shqipëri, që lidhet me ndërprerjen e shtatzënisë për shkak të gjinisë së foshnjës, vijon të marrë jetë vajzash të palindura.

Shqipëria renditet e 11-a në botë dhe ndër të parët në Evropë, me raportin gjinor 107 djem me 100 vajza, njofton “RTSH”.

“Kjo shifër nuk është krenari për Shqipërinë. Aborti selektiv për fat të keq vijon dhe në disa rrethe është shumë i theksuar”,- deklaroi Emanuela Bello, drejtuese e zyrës së UNFPA-së në Shqipëri.

Eliminimi i fetusit femër është shqetësues për një vend si Shqipëria që synon anëtarësimin në BE.

“Shqipëria me këto ritme emigracioni dhe me këto ritme të abortit selektiv do të arrijë shumë shpejt në ditën që meshkujt shqiptarë nuk do të mund të gjejnë më partnere brenda vendit, por duhet të dalin t’i kërkojnë diku në rajon apo edhe më larg”,- tha Bello. (Fatosi)