Xi Jinping-u thekson zhvillimin e sistemit ligjor lidhur me punët e jashtme
2023-11-28 21:42:00

CMG

CMG

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komunist të Kinës (PKK) Xi Jinping ka theksuar nevojën e forcimit të zhvillimit të sistemit ligjor të lidhur me punët e jashtme, kur drejtoi një sesion të studimit me grup të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së të hënën.

Xi u shpreh se duhet të krijohen kushtet për qeverisjen në bazë të ligjit dhe një mjedis i jashtëm i favorshëm për përparimin e modernizimit kinez.

Sipas tij, forcimi i qeversisjes në bazë të ligjit në punët e jashtme i shërben nevojës afatgjatë për forcimin e vendit dhe rilindjen kombëtare nëpërmjet një rruge kineze drejt modernizimit.

Xi nënvizoi më tej rëndësinë e zhvillimit të sistemit ligjor lidhur me punët e jashtme për nxitjen e hapjes me standarde të larta dhe trajtimin e rreziqeve dhe sfidave të jashtme.

Duke tërhequr vëmendjen për rëndësinë dhe urgjencën e çështjes, ai theksoi nevojën për të forcuar sistemin ligjor lidhur me punët e jashtme dhe krijimin e kapaciteteve që plotësojnë nevojat e zhvillimit me cilësi të lartë dhe të hapjes me standarde të larta. (Xu Guang)