Kinë, përfundon ndërtimi i tunelit nënujor të lidhjes së re ndërdetare
2023-11-28 21:46:09

CFP

CFP

Ndërtimi i tunelit nënujor të lidhjes së re ndërdetare në provincën Guangdong të Kinës Jugore ka përfunduar të martën.

Ky tunel, që shtrihet për afro 6.8 kilometra, është pjesë e autostradës me gjatësi prej 24 kilometrash që lidh Shenzhen-in dhe Zhongshan-in, në të dyja anët e grykëderdhjes së Lumit të Perlave.

Lidhja Shenzhen-Zhongshan është një projekt thelbësor i transportit në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao. Ai përbëhet nga një tunel nënujor, dy ura dhe dy ishuj artificialë, duke përbërë një ndër projektet më sfiduese të grupimeve ndërdetare në botë.

Lidhja ndërdetare është planifikuar që të hapet për trafikun në vitin 2024. Kur ajo të hyjë në funksionim, koha e udhëtimit mes Shenzhen-it dhe Zhongshan-it do të pakësohet nga dy orë që është tani në afro 20 minuta.

Lidhja Shenzhen-Zhongshan, së bashku me strukturat aktuale, si ura Hong Kong-Zhuhai-Makao, do të formojnë një rrjet kalimesh ndërdetare dhe ndërlumore në Zonën e Madhe të Gjirit, duke shtuar lidhjet e grupeve të qyteteve, tha Deng Xiaohua, kryetar i Kompanisë së Grupit të Komunikimit të Provincës së Guangdong-ut. (Xu Guang)